1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza nё Krime trondit ekonominё

Jochana Schmeller/Vilma Filaj - Ballvora5 Mars 2014

Kriza pёr Ukrainёn presupozon falimentimin e shtetit. Tregjet ndёrkombёtare financiare dhe furnizimet europiane me gaz, sipas analistёve, janё prekur mё pak prej kёsaj krize.

Ukraine Russland Krise Börse Rubel Wechselkurs
Fotografi: Dmitry Serebryakov/AFP/Getty Images

Situata e trazuar poltike nё Krime duket se nuk po i infkuencon nё pёrmasa aq dramatike sa mendohej tregjet financiare ndёrkombёtare: Pas humbjeve tё mёdha tё kurseve nё bursa tё hёnёn gjendja u stabilizua sёrish. Megjithatё pёr Ukrainёn ka shenja pёr falimentimin e shtetit, nё rast se nuk ndihmojnё donatorёt ndёrkombёtarё.

Tё hёnёn (03.03.2014) indeksi rus i aksioneve RTS ra me 12%, vlera mё e ulёt kjo nё gjashtё vitet e fundit. Edhe nё bursa tё tjera pati rёnie tё indekseve tё aksioneve: Dow Jones u ul me njё pёrqind, indeksi orientues i Eurozonёs, EuroStoxx 50, ra me 2,25%. Edhe indeksi gjerman DAX reagoi fort duke pёsuar njё rёnie me rreth 3,5% tё vlerёs. Por qysh tё martёn tregjet u qetёsuan disi: EuroStoxx 50 dhe DAX fituan nё tregtinё e bursёs pёrkatёsisht me nga njё pёrqind. Rubla ruse shpёtoi nga tendenca nё rёnie, pasi Banka Qendrore e Rusisё e rriti interesin orientues nga 5,5% nё 7%.

BE tani pёr tani nuk rrezikohet

Sipas analistёve ekonomia botёrore nuk ёshtё ende nё rrezik. "BE-ja njё tё pestёn e importeve tё gazit i merr nga Rusia", vё nё dukje kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Krämer, nё intervistё pёr DW. "Nёse tani Ukraina nuk do tё shёrbente mё si vend tranziti, vetёm rreth gjysma e furnizimeve me gaz do tё devijohej pёrmes linjave tё tjera." Eksperti Krämer ndonёse e konsideron teorikisht si tё mundshёm rrezikimin e furnizimeve pёr BE-nё, mendon, se nuk ka gjasa qё kjo tё ndodhё. Sipas tij, marrёveshjeve me ekonominё private Rusia nё tё kaluarёn u ёshtё pёrmbajtur gjithmonё me rigorozitet, sepse ekonomia ruse varet prej eksportit tё gazit. Nga ana tjetёr kjo varёsi e europianёve prej gazit rus ёshtё pengesё pёr njё ndёrhyrje nё konflikt: "Perёndimi e ka kёrcёnuar Rusinё ta pёrjashtojё nga samiti i grupit tё vendeve tё industrializuara G8, por nuk do tё ndёrhyjё ushtarakisht - kjo madje nuk ёshtё bёrё as nё tё shkuarёn.

Ndёrmarrjet gjermane tё qeta

Gjermania importon njё tё tretёn e nevojave tё veta pёr gaz nga Rusia. Kjo sipas ekspertit Krämer, mund tё kompensohet me zёvendёsimin e kёtyre importeve me gaz nga burimet amerikano-veriore. Por krejt ndryshe ёshtё situata pёr firmat gjermane, qё kanё filiale nё Ukrainё: "Ne kemi rreth 500 ndёrmarrje gjermane nё Ukrainё", thotё drejtori ekzekutiv i Komisionit tё Ekonomisё gjermane pёr Lindjen, Rainer Lindner, nё bisedё pёr DW. Ndёr kёto ndёrmarrje janё prodhuesi i artikujve tё sportit Adidas dhe grupi Metro nga Dyseldorfi. Rreth 6000 firma gjermane janё aktive nё Rusi. "Kёto firma kuptohet qё janё tё shqetёsuara pёr tё ardhmen." Pas Rusisё Gjermania ёshtё partnerja mё e rёndёsishme tregatre pёr Ukrainёn.

Ekonomia e brendshme ukrainase e goditur

Pёr Ukrainёn gjendja aktuale nё aspektin e ekonomisё ё vendit ёshtё dramatike. Prej dekadash bilanci i tregtisё sё Ukrainёs me jashtё ёshtё nё disbalancё: Ҫmime tё larta pёr importet e gazit nga Rusia kundrejt ҫmimeve tё ulёta nё tregun botёror pёr produktet ukrainasё si drithёra dhe ҫelik.

"BE-ja ishte pёr Ukrainёn njё partenre pёr modernizimin", thekson Lindner. "Vitin e kaluar madje synohej tё nёnshkruhej marrёveshja e tregtisё sё lirё - por kjo nuk u realizua." Njё konflikt i vazhdueshёm i BE-sё me Rusinё mund tё influencojё negativisht ndaj zhvillimit ekonomik nё tё gjithё hapёsirёn europianolindore, sipas Komisionit tё Ekonomisё gjermane pёr Lindjen. Kёshtu zhvleftёsimi i rublёs aktualisht i shtrenjton eksportet gjermane nё Rusi.

Agjencia e vlerёsimit tё riskut Standard and Poor's e vlerson aktualisht Ukrainёn nё prag tё falimentimit. Krahas sistemit tё trondtitur social ky vend nuk ka rezerva pёr tё shlyer borxhet nё ekonominё me jashtё dhe ndodhet nё varёsi urgjente tё ndihmave nga jashtё: Ministri i ri ukrainas i Financave Juri Kolobov e ka pёrcaktuar nevojёn pёr ndihma pёr sivjet dhe vitin e ardhshёm me rreth 25 miliardё euro.

Njё ekip i FMN-sё ndёrkohё ёshtё duke verifikuar gjendjen financiare tё Ukrainёs. Por FMN-ja ёshtё e detyrar qё kreditё e mundshme t'i kushtёzojё me reforma.