Kriza poltike në Kosovë: Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e Isa Mustafës
23 Korrik 2014Kosova është bllokuar në një luftë mes partive politike, se cila do të qeverisë pas zgjedhjeve që u zhvilluan 6 javë më parë. Partia Demokratike e Kosovës e Kryeminstrit Hashim Thaçi doli nga zgjedhjet si partia më e votuar duke me 30% të votave, por partitë opozitare bashkuan forcat për të krijuar shumicën në parlamentin me 120 vende, me qëllim t'i ndalojnë atij mandatin e tretë.
Blloku i opozitës javën e shkuar zgjodhi si kryetar të kuvendit Isa Mustafën, kryetari i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës. Opozita e quajti këtë si një hap drejt formimit të qeverisë.
Por votimi ndodhi pasi PDK deklaroi se sesioni duhet të shtyhet dhe u largua nga salla plenare. PDK ngriti padi në Gjykatën Kushtetuese, e cila të mërkurën (23.07.2014) në një deklaratë për shtyp njoftoi se e ka pezulluar zgjedhjen e Mustafës deri në një vendim përfundimtar të saj më 18 shtator 2014. "Parlamenti duhet të tërhiqet nga çdo vendim deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës", thuhet në deklaratën për shtyp.
PDK e Hashim Thaçit thotë se duhet të formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve, por opozita thotë se vetëm ajo i ka votat e nevojshme për këtë në parlament.