1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza qeveritare në Kosovë & Fjalimi i presidentit Wulff në Turqi & Masat ndaj mëkatarëve financiarë

22 Tetor 2010

Kjo javë filloi me thellimin e krizës institucionale në Kosovë. Pas dorëheqjes së presidenti Fatmir Sejdiu dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakoshme për 13 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe vendimit të LDK për dalje nga koalicioni qeveritar me PDK, këtë të hënë ministrat e LDK i dorëzuan postet e tyre dhe dolën nga kabineti qeveritar i kryeministrit Hashim Thaçi.

Një vëmendje të madhe këtë javë ka zgjuar edhe fjalimi i presidentit gjerman Christian Wulff në parlamentin e Turqisë, që është fjalimi i parë i ndonjë presidenti gjerman para deputetëve të këtij vendi. Mesazhi i tij përmban sinjale të rëndësishme për gjermanët dhe turqit.

Gjermania dhe Franca i hapën rrugën marrjes së sanksioneve më të ashpra kundër vendeve të BE-së që futen në borxhe të mëdha. Por sipas kompromisit të arritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy në Deauville të Normandisë, ndryshe nga ç`kishte kërkuar Gjermania, nuk do të ketë sanksione automatike kundër mëkatarëve të deficiteve.

Pas bisedimesh të vështira ministrat e Financave të BE ranë dakord të martën (19.10.) në Luksemburg për rregullimin e hedgefondeve shumë spekulative. Ndërkohë ndryshimi i qëndrimit të qeverisë gjermane lidhur me sanksionet kundër mëkatarëve të deficitit has në kritikë.

Autor: Bekim Shehu/Baha Güngör/Johannes Duchrow /Christoph Hasselbach.

Redaktoi: Bahri Cani