1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroatët ikin nga "hambari kroat"

Vuk Teshija17 Maj 2016

Shumë njerëz në Sllavoni janë të lodhur me premtime. Ata kanë vendosur të ikin, për shkak të papunësisë, burokracisë, korrupsionit, nepotizmit...

Autobuse ne Osijek
OsijekFotografi: DW/V. Tesija

Karmelita Shqurla nuk është më në moshën e aventurave, dëshirës për ndryshimin e qyteteve dhe ikjes nga vendi. 46-vjeçarja me siguri që nuk e ka menduar kështu të ardhmen e saj dhe vitet më të bukura të jetës. Prindërit përcjellin fëmijët e tyre drejt stacionit hekurudhor në Osijek dhe shikojnë se si ua kthejnë shpinën Kroacisë përgjithmonë. Ndërsa Karmelitën e përcjellin fëmijët e saj.

Djali Ivani është 18, ndërsa vajza Sara 24 vjeç. Ata mbeten "jetimë", sepse babai Davori, ka shkuar në Gjermani para disa muajve. Atje ka gjetur edhe një vend pune. "Jemi detyruar të ikim, sepse këtu nuk ka punë dhe kushte për jetesë", shpjegon Karmelita, e cila do të punoj në tregëi në Karlsruhe.

Ndarja...Fotografi: DW/V. Tesija

Ivani tani përfundon shkollën e mesme, ndërsa Sara është inxhiniere ndërtimtimi. Rroga e saj është vetëm 2.400 kuna, por ajo nuk do të donte të largohej nga Kroacia. „Dua të vazhdoj shkollimin dhe nuk dua të largohem nga Kroacia", thotë Sara duke shikuar të ëmën që po fust valixhet në autobus.

„Kam punuar në disa sipërmarrje por të gjitha kanë falimentuar. Këtu nuk ka punë. Por edhe nëse gjen ndonjë punë, atëherë rroga është shumë e vogël. Nuk do të kthehesha kurrë këtu, sikur të mos ishin fëmijët."

Si të gjesh punë pa ndonjë lidhje të fortë?

Ajo ka gjetur punë në Gjermani pa ndihmën e askujt - për vete dhe për burrin. Ka shkruar disa e-maila dhe ... "Më ka interesuar të di se a është e mundur të gjesh punë pa ndihmën e ndonjë të njohuri apo pa qenë anëtare e ndonjë partie. Në Gjermani është e mundur. Burri ka pasur pesë oferta për punë. Tani pasi e ka kryer praktikën, ka katër oferta për punë - mund të zgjedhë ku të dojë. Menjëherë ia kanë dhënë kontratën për një vit, edhe pse duhet të përmirësojë gjuhën gjermane", thotë Karmelita. Burri i saj është mjeshtër për vendosjen e parketit.

Autobusi gati është nisur, por askush nuk është ulur. Të gjithë bëjnë me dorë dhe përshendeten mes njeri-tjetrin. Duan që të kalojnë edhe minutat e fundit me njerëzit që i lëeë pas. "Kujdes", "ruaju"... dëgjohet gjithandej.

Ndarja nga fëmijëtFotografi: DW/V. Tesija

Përfituesit

Dëmi i drejtpërdrejt dhe indirekt i vendit është i madh nga largimi i njerëzve. Numri i të papunëve po zvoglohet nga dita në ditë, por për shkak të largimit të njerëzve nga vendi! Policia nuk ka të dhëna të sakta se sa vetë janë larguar kohët e fundit, por vitin e kaluar nga rajoni i Osjekut dhe Baranjës kanë ikur 13.769 persona.

Numri i atyre që kanë ikur nga ky rajon nuk është i vogël. Disa bashki thonë se nga rajoni lindor i Kroacisë ikin çdo javë rreth 500 vetë. Këto vlerësime ndoshta janë të ekzagjeruara, por jo aq larg realitetit. Ndryshimet demografike janë pasojë e moskujdesit në 20 vitet e fundit. Njerëzit janë të gatshëm të përballen me kohërat e krizës, por jo edhe me korrupsionin, burokracinë, nepozimin dhe përkatësitë partiake. Shumë prej tyre e shohin largimin si një shenjë proteste për zhvillimet në vend. Si pasojë: shumë fshatra po shuhen, sepse po zvogëlohet dukshëm numri i nxënësve në shkolla. Dhe askush nuk sheh ndonjë mënyrë se si ta ndalë këtë proces.

1,2,3... autobusëFotografi: DW/V. Tesija

Përfituesit e vetëm janë sipërmarrjet e autobusëve, të cilat çdo ditë bartin njerëz deri në stacionin hekurudhor në Vukovar, për të vazhduar rrugën për Osijek – Mynih – Stutgart – Frankfurt – Dortmund...Shumë shpesh qarkullojnë disa autobusë në ditë, që transportojnë njerëz it, të cilët ikin nga pjesa më e pasur e Kroacisë.