Kryeministri britanik paralajmëron tërheqjen e 1.000 ushtarëve britanikë nga Iraku
2 Tetor 2007Reklamë
Kryeministri britanik Gordon Braun (Gordon Brown) deklaroi gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar në Irak tërheqjen e 1.000 ushtarëve britanikë nga ky vend. Në këtë mënyrë deri në periudhën e krishtlindjeve numri i ushtarvëe britanikë në Irak pritet të reduktohet nga 5.500 në 4.500 vetë. Përveç kësaj ushtria britanike synon që brenda dy muajsh t'ua dorëzojë irakianëve kontrrollin në provincën irakianojugore të Basrës.