1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri britanik ul taksat edhe për klubet

dpa, AFP, Reuters
24 Korrik 2026

Kryeministri i ri britanik synon të ulë kostot e jetesës. Nga këto masa mund të përfitojnë edhe pub-et, të cilave qeveria planifikon t’u ulë taksën e biznesit.

Andy Burnham duke folur pas marrjes së postit
Andy Bunrham do të tregojë, se qeveria vepronFotografi: Victoria Jones/Shutterstock/PA ROTA/Avalon/IMAGO

Qeveria britanike ka njoftuar se duke filluar nga muaji prill 2027 do ta ulë me 20 për qind taksën e biznesit për klubet, pub-et dhe sallat e koncerteve. Sipas vlerësimeve të qeverisë një pub mesatar mund të kursejë prej kësaj uljeje rreth 1.100 paund në vit (afërsisht 1.290 euro).

Megjithëse bëhet fjalë për shuma relativisht të vogla, kryeministri i ri Andy Burnham synon të tregojë me këtë masë se qeveria mund t'i ulë shpejt kostot e jetesës.

Qeveria britanike do ta ulë me 20 për qind taksën e biznesit për klubet, pub-et dhe sallat e koncerteveFotografi: Yui Mok/PA Wire/empics/picture alliance

"Për një kohë shumë të gjatë qeveritë kanë qëndruar duarkryq ndërsa lokalet e preferuara nga njerëzit janë zhdukur nga qendrat e qyteteve tona. Sot po e ndryshoj këtë”, tha Burnham.

Paraardhësi i tij, Keir Starmer, i kaloi muajt e parë të mandatit kryesisht duke porositur raporte dhe studime për ndryshime të mundshme politike, pa i zbatuar ato.

Opozita pro nismës

Partia opozitare Konservatore (Tory) e mbështet këtë nismë, por kërkon një plan të qartë financimi. "Ky është tashmë premtimi i tretë për shpenzime pa burim financimi”, deklaroi deputeti Matt Vickers.

Përveç uljes së taksës së biznesit Burnham ka njoftuar edhe vendosjen e një çmimi maksimal për biletat e autobusëveFotografi: Toby Melville/REUTERS

Sipas Burnham-it kostoja e kësaj mase që vlerësohet në rreth 100 milionë paund, do të kompensohet përmes rritjes së detyrimeve për disa biznese, siç janë dyqanet e cigareve elektronike, të cilat, sipas tij, "nuk kontribuojnë pozitivisht për komunitetet”.

Përveç uljes së taksës së biznesit Burnham ka njoftuar edhe vendosjen e një çmimi maksimal për biletat e autobusëve dhe heqjen e një tarife shtesë nga faturat e energjisë elektrike për familjet.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW