Kryeministri i Shqipërisë takohet me qytetarë të Gjakovës në Tiranë
13 Shkurt 2008Gjatë një takimi në Tiranë mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të komunës së Gjakovës në Kosovë është folur dhe për projektin e pritshëm të ndërtimit të korridorit Shkodër – Fierzë, i cili do të lidhë Gjakovën me pjesën veripërëndimore të Shqipërisë. Ky korridor do të ketë të njëjtën leverdi ekonomike si aksi rrugor Durrës – Kukës, që pritet të përfundojë në mes të vitit 2009.
Kryeministri Sali Berisha duke biseduar në Tiranë me përfaqësues të komunës së Gjakovës foli për një gëzim të ligjshëm e të përmbajtur në ditën e shpalljes së pavarësisë, “pasi sytë e gjithe opinionit botëror janë fokusuar tashme tek kjo fitore”. Berisha e vlerësoi aktin e pavarësisë dhe në dobi të bashkepunimit mes dy vendeve, të cilave “do t'i shtohen koordinata të reja të mëtejshme në fushat e kulturës, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, infrastrukturës, biznesit e tregtisë”.
Përfaqësuesit e komunës së Gjakovës u informuan edhe për projektin e pritshëm të ndërtimit të korridorit Shkodër – Fierzë, i cili do të lidhë Komunën e Gjakovës me pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. Ky korridor do të ketë të njëjtën leverdi ekonomike si aksi rrugor Durrës – Kukës, që pritet të përfundojë në mes te vitit 2009.
Objekt diskutimi gjatë takimit ishte edhe mbështetja e autoriteteve zyrtare në Tiranë për themelimin e Universitetit të Gjakovës, një studim turistik për Alpet shqiptare si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, mjeteve e mallrave në të dy territoret etj.