1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri Olmert takohet sot në Egjipt me Presidentin Abaz

25 Qershor 2007

Kairo: Më pak se një javë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Bush, kryeministri Ehud Olmert do të zhvillojë sot në Sharm el Sheik të Egjiptit bisedime me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, me presidentin egjiptian Hosni Mubarak dhe me mbretin e Jordanisë, Abdullah. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli theksuan mbështetjen e tyre për Presidentin Abbas, të cilin ata e shohin si udhëheqës legjitim të popullit palestinez. Kabineti izraelit miratoi ndërkohë zhbllokimin e parave të taksave palestineze, për të mbështetur presidentin palestinez Mahmoud Abbas, të Fatahut.