1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri turk akuzoi BE-në që po e lë vetëm në luftë kundër rebelëve kurdë të PKK-së

27 Tetor 2007
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan e akuzoi BE-në që po e lë vetëm në luftë kundër rebelëve kurdë të PKK-së. Asnjë shtet i BE-së nuk ka dëbuar prej territorit të tij asnjë anëtar të PKK-së edhe pse kjo organizatë është klasifikuar si terroriste. Po ashtu Erdogani i relativizoi deklaratat e shefit të shtabit të përgjithshëm, Jasa Byjykanit (Yasa Büyükanit) se Turqia do të vendosë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër rebelëve kurd në veri të Irakut, pas takimit te kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan me presidentin amerikan, Xhorxh Bush(George Bush), që planifikohet më 5 nëntor.