1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri turk,Tayp Erdogan, do të vizitojë presidentin George Bush

27 Tetor 2007

Turqia, sipas të dhënave të shefit të shtabit të përgjithshëm, Jasa Byjykanit(Yasa Büyükanit) do të vendosë për ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër rebelëve kurd në veri të Irakut , pas vizitës që kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, do ti bëjë presidentit amerikan, Xhorxh Bush (George Bush).
Televizioni turk NTV citoi fjalët e Byjykanit se udhëtimi i Erdoganit është i një rëndësie shumë të madhe. Pritet kthimi i tij për të sqaruar gjithçka, deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm ushtarak të Turqisë.Takimi me Bushin është planifikuar më 5 nëntor.
Ushtria amerikanë e vendosur në veri të Irakut nuk do të bëjë asgjë për të ndalur sulmet e rebëlëvë kurd të PKK kundër Turqisë.Kështu është shprehur komandanti i kontigjentit amerikan në Irak. "Shtëpia e bardhë ka mbështetur gjithnjë idenë e zgjidhjes së këtij konflikti përmes diplomacisë turke dhe asaj irakiane"ka theksuar komandanti amerikan.