1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryengritësit kurdë sulmojnë pozitat e ushtrisë turke nga rajoni kufitar irako-iranian

21 Tetor 2007

Kryengritësit e Partisë kurde të Punës PKK kanë sulmuar sërish pozitat ushtarake turke nga rajoni kufitar irako-iranian. Si pasojë njoftohet se jetën humbën të paktën dhjetë ushtarë. Të mërkurën parlamenti turk pat autorizuar kryeministrin Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) që të dërgoj trupat ushtarake në luftë kundër trupave kurde në veri të Irakut. Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga Erdogani që të mos ndërrmarrë një hap të tillë.