1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Kryengritja mori fund - Kthesë në luftën për pushtet në Rusi

25 Qershor 2023

Kreu i trupës, Wagner, Prigoshin bie në ujdi me Moskën. Perëndimi i ndjek me vëmendje zhvillimet në Rusi. Kancelari, Olaf Scholz po "informohet në vazhdimësi", tha zëdhënësi i qeverisë.

Ushtria ruse mban pozicione në një hyrje autostrade në drejtim të Moskës
Ushtria ruse mban pozicione në një hyrje autostrade në drejtim të MoskësFotografi: AP Photo/picture alliance

Ujdi me Kremlinin. Në një audiomesazh, kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin u shpreh të shtunën në mbrëmje, se u ka kërkuar trupave të tij të tërhiqen. Marshimi drejt Moskës u ndal. Prigoshin tha, se do të ndalë kështu gjakderdhjen, shkruan tagesschau. Edhe zyra presidenciale bjelloruse ka bërë të ditur, se Prigoshin është gati të ndalë marshimin drejt Moskvs.

Konflikti i Kremlinit me trupat Wagner u kthye në një luftë të pashembullt për pushtet të shtunën. Sipas të dhënave ruse, trupat Wagner ndodheshin deri në rajonin Lipezk, 400 km larg Moskës. Duket se Moska përgatitet për përballjen pas rebelimit të kreut të trupës Wagner kundër lidershipit të Moskës. Ushtarë të armatosur kanë zënë pozicione në jug të kryeqytetit rus, ndërkohë kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi ditë hënën ditë pushimi "për të minimizuar rreziqet" dhe bëri thirrje për të mos dalë në qytet.

Kreu i trupës, Wagner kundërshtoi të shtunën fjalimin e Putinit. Vendi qëndron pas nesh, tha ai në një audiomesazh. Ndërkohë të shtunën kreu i shërbimit të jashtëm sekret, SWR e deklaroi të dështuar përpjekjen përpjekjen për puç ushtarak. Sergeh Naryshkin tha, se është e qartë që përpjekja për lufte vrastare civile dhe destabilizimin e shoqërisë ka dështuar, sipas agjencisë ruse, Tass.

Qeveritë europiane po e ndjekin me vëmendje konfliktin e hapur në Rusi. Të shtunën presidenti Bide, u konsultua në telefon me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, kancelarin Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Politikanët theksuan mbështetjen për Ukrainën. Qeveria gjermane bën të ditur, se po i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Moskë. "Ne po e ndjekim shumë vëmendshëm atë që po ndodh në Rusi", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane. Kancelari, Olaf Scholz po "informohet në vazhdimësi", tha zëdhënesi i qeverisë gjermane. Ai iu referua gjendjes në Rusi, si "vërtet dinamike" dhe "në këtë kontrkst vëzhfojmë me vëmendje dhe koordinohemi me aleatët tanë më të ngushtë". Scholz nuk planifikon asnjë deklaratë për momentin.

Nga Parisi zyrtar bëhet e ditur po ashtu, se edhe presidenti Macron po e ndjek me shumë vëmendje gjendjen aktuale në Rusi. Edhe Polonia bën të ditur se po e monitoron situatën në Rusi. Kështu u shpreh presidenti polak, Andrzej Duda.

Ministria britanike e Mbrojtjes në një paralajmërim udhëtimi të aktualizuar bën fjalë për rrezik trazirash në të gjithë Rusinë. "Ka raportime për tensione ushtarake në rajonin Rostov dhe rrezik trazirash në të gjithë vendin."

Putin mban fjalim drejtuar kombitFotografi: Gavriil Grigorov/Sputnik/Kremlin/REUTERS

Fjalimi i Putinit

Një një fjalim televiziv të shtunën (24.06.) drejtuar popullit rus, Vladimir Putin ka pranuar bllokadën e objekteve të rëndësishme në qytetin jugor rus, Rostov dhe se situata është e vështirë. Në Rostov gjendet shtabi qendror i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë. "Faktikisht puna e organeve civile dhe ushtarake është bllokuar", tha Putin. Ai bëri fjalë për ndëshkimin e përgjegjësve pas thirrjes për kryengritje të armatosur të rekrutëve të trupës Wagner. Trupat e armatosura kanë marrë urdhrin për të vepruar ndaj atyre që kanë organizuar kryengritjen, tha Putin në fjalim të shtunën.

Mbikqyret Qendra Wagner, 24.06.Fotografi: Valentin Yegorshin/ITAR-TASS/IMAGO

Putin akuzon si tradhtare trupën Wagner

Presidenti rus akuzoi trupat Wagner si "tradhtarë" që do të ndëshkohen pa vonesë. Kryengritja e trupës Wagner është "kërcënim vdekjeprurës" për Rusinë tha presidenti rus, i cili theksoi, se nuk do të lejojë një luftë civile në Rusi. Ai iu drejtua rusëve për unitet dhe e cilësoi thirrjen për kryengritje një "thikë pas shpine" për Rusinë. Putin e akuzoi Prigoshin, që ka qenë një i besuar prej kohësh i Putinit, se për shkak të një ambicie të tejskajshme po tradhton vendin e tij.

Jevgeni PrigoshinFotografi: Prigozhin Press Service/AP Photo/picture alliance

 

la/ag