1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KulturëEstoni

Tartu: Zemra dhe shpirti i Estonisë

12 Janar 2024

Tartu, në Estoni, nuk është shumë i njohur, por me rreth 100.000 banorë ai është qyteti i dytë pas kryeqytetit, Talin. Sivjet Tartu është një ndër tre kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024.

Sheshi para bashkisë në Tartu me instalimin me gërma të mëdha «#Tartu2024»
Tartu, Estoni: Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2024Fotografi: Alexander Welscher/dpa/picture alliance

Ekonomikisht Tartu është qartësisht nën hijen e kryeqytetit të Estonisë. Por kulturalisht, universiteti i vjetër dhe qyteti hanseatik janë të paktën në të njëjtin nivel me të. Tartu është parë tradicionalisht si zemra dhe shpirti i shtetit të vogël baltik në Evropën verilindore. "Tartu ka qenë gjithmonë një qendër për shkencën, arsimin dhe kulturën në Estoni," tha kryebashkiaku Urmas Klaas.

Tartu ishte dikur djepi i zgjimit kombëtar estonez dhe vendlindja e festivalit të këngës estoneze, teatrit estonez dhe madje edhe të vetë shtetit estonez.

Panoramë e Tartut, EstoniFotografi: picture alliance/dpa/Bodo2024

Traktati i Paqes i Dorpat - emri i vjetër gjerman për Tartu - u nënshkrua në Tartu më 2 shkurt 1920, në të cilin Rusia sovjetike njohu sovranitetin e Estonisë, e cila ishte bërë e pavarur më 1918.

Nëpërmjet një koncepti artistik të titulluar "Artet e Mbijetesës", Kryeqyteti Kulturor Evropian i Tartudo të ofrojë më shumë se 1000 ngjarje. Programi i tij do të nisë më 26 janar, me një himn të kompozuar posaçërisht për të festuar qytetin universitar si "Qyteti i Gjakut të Ri".

Një skenë lundruese, Tartu 2024, EstoniFotografi: Phase7/bjornadal arkitektstudio/Kopi-Kopi/Bodo2024/dpa/picture-alliance

Pikat kryesore përfshijnë "Kissing Tartu", një ngjarje masive puthjeje; "Naked Truth", një festival opinioni ku mbahen diskutime në sauna; si dhe shfaqja "Biznesi si zakonisht", e frymëzuar nga skandalet e pastrimit të parave që tronditën bankat estoneze.

Parada e krenarisë në Tarti, Estoni, nga viti 2022Fotografi: Margus Ansu/Scanpix/IMAGO

"Tartu Pride” do të zhvillohet nga 12-18 gusht, një rast për të festuar legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Estoni, një ligj i ri që hyri në fuqi më 1 janar 2024.