1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryesore të bëhen reformat - Greqia para zgjedhjeve

Panagiotis Kouparanis / Aida Cama13 Qershor 2012

Këtë të dielë zhvillohen në Greqi zgjedhjet parlamentare. Jashtë Greqisë flitet për zgjedhje vendimtare që do të tregojnë nëse Greqia do të mbetet në zonën e euros apo jo. Si i vlerësojnë këto zgjedhje firmat greke?

1. Foto: Kundgebung griechischer Physiotherapeuten in Thessaloniki. Der Grund: sie wollen das seit Anfang 2012 ausstehende Honorar für erbrachte Leistungen von der staatlichen Sozialbehörde.*** Wann: 29.-31.5.2012 Wo: Nordgriechenland Anlass: Stimmung vor der Parlamentswahlen
Fotografi: DW

Terapisti Dimitris Aftosmidis nuk është në gjendje të plotësojë nevojat financiare megithëse punon 80 orë në javë. Ai është shef i një klinike me disa punonjës në Selanik dhe që nga muaji janar nuk ka marrë asnjë honorar nga sigurimet shoqërore shtetërore. Tani ekziston rreziku që ai dhe kolegët e tij të mos pranojnë më pacientë, që janë të siguruar në sigurimet shëndetësore të detyrueshme. Farmacitë e kanë filluar këtë praktikë. Ato nuk japin më medikamente pa para në dorë. Fajin për këtë situatë e kanë shkurtimet e vazhdueshme të buxhetit shtetëror, thotë Dimitris Aftosmidis. Shkurtimet janë bërë me kërkesën e kredidhënësve BE-së dhe FMN. Tani, thotë Aftosmidis, grekëve po u thuhet si duhet të votojnë në zgjedhje.

„E vetmja gjë që mungon është se nuk na kanë thënë kë cilin person të zgjedhim. Ka shumë mundësi që me presionin e vazhdueshëm që po bëhet nga jashtë vendit zgjedhësit grekë të detyrohen që t`ia japin edhe një herë votën të ashtuquajturve djemve të këqinj të Evropës, që nuk sillen ashtu siç kërkojnë udhëheqësit e Evropës."

Krejt i ndryshëm është qëndrimi i Kyriakos Harakidis-it. Sipërmarrës dhe kryetar i Bashkisë në qytetin verior grek Drama, ai dëshiron një qeveri e cila të respektojë marrëveshjet e bëra me kredidhënësit, sidomos sa i përket zbatimit të reformave strukturore. Harakidis u zgjodh si kandidat i një liste që përkrah sociademokratët e PASOK-ut dhe të majtët e moderuar të DIMAR-it. Me fitoren e lidhjes së majtë, SYRIZA në zgjedhjet parlamentare atij i fillon dhimbja e kokës? „Ato që thonë pjesë të caktuara dhe persona të caktuar të SYRIZA-s, më bëjnë të mendohem mirë. Në dëgjojmë çdo ditë mendime të ndryshme. Çfarë na duhet është qëndrimi unik, propozimet konkrete dhe kryesisht gatishmëria për bashkëpunim. Nëse nuk ekzistojnë këto atëherë mbetemi vetëm, jo në det por në mes të oqeanit."

Kyriakos HarakidisFotografi: DW

Frika për fitoren e SYRIZA-s nuk tregohet hapur. Në rrethet e sipërmarrësve grekë duket se nuk është marrë seriozisht njoftimi i kryetarit të partisë Alexis Tsipras, për anullimin e marrëveshjeve të kredive pas fitores në zgjedhje. Mendimi i përgjithshëm që ekziston është se detyrime të caktuara duhet të bëhen për të hequr pengesat për zhvillimin ekonomik.

Federico Lazaridis është një nga sipërmarrësit më të sukseshëm të vendit, verat e të cilit kanë mbërritur deri në bodrumet e Shtëpisë së Bardhë në Uashington. „Të kërcësh tango duhen dy vetë. Nuk mjafton që njëri të thotë se nuk do t'i zbatoj ato që keni rënë dakord ju, kurse tjetri këmbëngul se do të bëjë gjithçka për të cilën është rënë dakord. Unë mendoj se afati kohor dhe prioritetet e marrëveshjeve duhet të diskutohen, në mënyrë që shoqëria greke të ketë shancin që të zhvillohet aty ku duam ta shohim të gjithë. Pra të krijohet një shtet modern dhe funksional, që ta përfaqësojë Greqinë më mirë se deri më sot." Megjithëse Federico Lazaridis eksporton një të tretën e verës së prodhuar, sipërmarrja e tij e ndjen rënien ekonomike të Greqisë.

Federico LazaridisFotografi: DW

Krejt ndryshe nga Stamatis Kouroudis-it nga qyteti grek verior Komotini. Ai i ka punët mirë. Fibrat e pambukut që ai prodhon, nuk janë për tregun grek por për atë të huaj. Megjithatë Kouroudis është i shqetësuar për situatën politike të Greqisë. „Deri tani ne nuk kemi rënë dakord se cilat janë problemet ekonomike të vendit dhe si duam t`i zgjidhim ato. Prandaj nuk jam fare optimist, pavarësisht nga qeveria që do të krijohet. Deri tani nuk kemi arritur që të bindim grekët për domosdoshmërinë e reformave."

Stamatis KouroudisFotografi: DW

Por Kouroudis e di se çdo qeveri greke do të jetë e detyruar që të verë në jetë këto reforma. Dhe kjo do të çojë në rezistencë të madhe të popullsisë greke. "Çështja kryesore është si do ta trajtojë qeveria këtë rezistencë, si do ta kapërcejë atë dhe si do t'i bindë njerëzit për domosdoshmërinë e tyre?“

Ai është i sigurt se përgjigje të bindshme ndaj krizës duhet të japë çdo qeveri, dhe kursimet e padëshiruara janë pjesë e procesit. Cila parti do të fitojë në fund zgjedhjet dhe do krijojë qeverinë, është çështje gati e dorës së dytë.