1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryesuesi i ri i bundesligës në futboll është Verder Bremen

Elert Ajazaj17 Tetor 2005

Bajerni i Mynihut barazon 1:1 në Gelzenkirhen me Shalken

Dyluftim në takimin Shalke- Bajern i Mynihut
Dyluftim në takimin Shalke- Bajern i MynihutFotografi: AP

Java e 9 e kampionatit gjerman të futbollit solli një kryesues të ri. Pas fitores 6:2 ndaj Nyrembergut Verder Bremen ka kaluar Bajernin e Mynihut, megjithëse të dy ekipet kanë nga 22 pikë. Bavarezët kryesonin në Gelzenkirhen 0:1 kundër Shalkes derisa vendasit barazuan me njëmbëdhjetëmetërsh në kohën shtesë. Frank Rost luajti ndeshjen e 100 si portier i Shalkes:

"Ishte ndeshja që prisnim. Bajerni mund ta kishte siguruar fitoren në pjesën e parë, por në pjesën e dytë besuan vetëm tek kundërsulmi. Besoj se barazimi ynë ishte i merituar."

Hamburgu, i treti me 20 pikë, humbi në fushën e vet 0:1 kundër Volfsburgut. Takimet e tjera:

Kaizerslautern / Dortmund 3:3

Shtutgart / Mënhengladbah 1:1

Mainc / Leverkuzen 3:1

Bilefeld / Berlin 3:0

Këln / Hanover 1:4

Duisburg / Frankfurt 0:1