1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armin Laschet kandidat i unionit CDU/CSU për kancelar

20 Prill 2021

Besniku i Angela Merkelit, Armin Laschet, i cili që nga janari është në krye të CDU-së, do të jetë kandidati i CDU/CSU për kancelar në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator.

Deutschland Berlin | Armin Laschet CDU Kanzlerkandidat
Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

Kryetari i CSU Markus Söder njoftoi në Mynih se ai heq dorë nga kandidatura për kancelar i unionit CDU/CSU dhe se kandidati i unionit CDU/CSU për kancelar në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator do të jetë Armin Laschet.

Armin Laschet (m) dhe Markus SöderFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Markus Söder ishte rivali më i fortë i Armin Laschet brenda unionit konservator CDU/CSU për kandidat për kancelar.

Anëtar besnik i partisë

Nga viti 2012 Armin Laschet është një nga të pesë zëvendëskryetarët e partisë CDU. Katoliku nga zona e Rinit ka qenë gjithmonë partner i besueshëm i drejtuesit/es aktual/e të partisë. Deri në vitin 2018, Angela Merkel dhe pasuesja e saj Annegret Kramp-Karrenbauermund të mbështeteshin tek zëvendëskryetari i partisë. Kur Merkeli në vitin 2015 u përball me stuhi politike në Gjermani për shkak të politikës ndaj refugjatëve, Laschet mbeti një nga shoqëruesit më besnikë dhe bashkëpunëtor i kancelares.

Armini, Annalena apo Olafi?

Laschet i lindur në Aachen e njeh mirë politikën. Para 30 vjetësh ai ka punuar si i ri në ekipin e presidentit të atëhershëm federal. Nga viti 1994-1998 juristi dhe gazetari u bë pjesë e Bundestagut, kurse nga viti 1999-2005 deputet i Parlamentit Europian.

Suksese dhe dështime

Nga viti 2010 Laschet është pjesë e parlamentit Renani-Veriore Vestfali. Aty ai arriti në vitin 2017 të fitojë zgjedhjet e landit dhe krijojë një koalicion me partinë, FDP. Krahas sukseseve, politikanit të CDU-së i është dashur të përballet edhe me dështime.

Në vitin 1998 ai humbi mandatin e drejtpërdrejtë në Bundestag, dhe në vitin 2010 humbi përballë Norbert Röttgenit në konkurrencën për postin e kryetarit të CDU-së së landit. Tani 11 vite më vonë Laschet garon në nivel federal.