1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryetari socialdemokrat, Kurt Beck pro zgjatjes së misionit në Afganistan

28 Korrik 2007
Kryetari i Partisë Socialdemokrate gjermane, Kurt Beck është për dërgimin e më shumë ushtarëve dhe policëve në Afganistan. Ai i tha gazetës 'Bild am Sonntag', se synimi është të stabilizohet shoqëria dhe qeveria afgane si dhe që në planin afatmesëm forcat e sigurisë të jenë në gjendje të garantojnë vetë sigurinë. Duhet menduar nëse nuk duhen dërguar edhe më shumë ushtarë dhe policë, tha Beck. Ai u shpreh parimisht për zgjatjen e mandatit të ushtrisë gjermane në Afganistan. Megjithatë, për konfigurimin e mandatit duhet folur, u shpreh Beck.