1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS dënon ashpër përdorimin e forcës ndaj protestuesve në Birmani

6 Tetor 2007


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, e ka quajtur përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësor, si akt të "neveritshëm dhe të papranueshëm". Duke folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Ban Ki Moon, ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e shkeljes së të drejtave njerëzore në juglindje të Azisë. Ban, gjithashtu u ka bërë thirrje prijësve ushtarakë të Mianmarit, që të fillojnë me akcione të guximshme për demokratizimin e vendit dhe rrespektimin e të drejtave të njeriut. Më parë , para Forumit të lartë të OKB-s kishte raportuar i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Birmani, Ibrahim Gambari, lidhur me bisedimet që ai zhviloi atje.
Në një Projektdeklaratë të propozuar nga SHBA, Britania dhe Franca thuhet se: "Këshilli i Sigurimit dënon represionin e dhunshëm të qeverisë së Mianmarit kundër protestave paqësore, përmes përdorimit të dhunës kundër personave dhe institucioneve fetare".