1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS dënon ashpër sulmet në Irak me mbi 500 të vrarë

17 Gusht 2007
undefined


Pas serisë së sulmeve më të fundit në veri të Irakut, ku gjetën vdekjen më shumë se 500 njerëz, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që t'i jepet fund dhunës, si pasojë e së cilës është thelluar edhe më tej konflikti etnik në vend.Sulmi me bomba kundër kurdëve jesid mbahet si akti më i dhunshëm që prej rrëzimit të Sadam Huseinit në Irak. Këshilli i Sigurimit i bëri thirrje po ashtu të gjitha vendeve fqinjë të mos lënë asnjë terrorist, asnjë armë ose mbështetje financiare për terroristët që kalojnë kufijtë e tyre për në Irak.