1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i Kombeve te Bashkuara dënon sulmin me raketa në Libanin jugor

19 Qershor 2007

Nju Jork: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër sulmin më të fundit me raketa mbi veriun e Izraelit. Sulmi në Libanin jugor është shkelje e rëndë e marrëveshjes për armëpushim dhe dhunim flagrant i rezolutës 1701 të KS", deklaroi ambasadori belg Johan Verbeke, i cili mban edhe presidencën e rradhës pranë KS. Në të njëjtën kohë të 15 anëtarët e përhershëm të KS kanë përshëndetur qeverinë libaneze për kërkimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të sulmit. Të djelën dy raketa goditën qytetin verioizraelit Kiriat Schmona.