1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i OKB-ës zgjat mandatin e kryeprokuroroes Karla del Ponte

15 Shtator 2007

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zgjatur deri në fund të këtij viti mandatin e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi Karla del Ponte (Carla del Ponte). Vendimi në Këshillin e Sigurimit u morr me 14 vota pro dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi në votim. Ambsadori rus në Kombet e bashkuara Ilja Rogatçev (Ilja Rogatschew), akuzon del Ponten se është duke abuzuar politikisht me postin e saj. Nga ana tjetër diplomatë të tjerë e lavdëruan punën e juristes zvicerianee cila kishte planifikuar dorëheqjen që në këtë muaj.