1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS vendos largimin e mbi 700 ushtarëve nga Bregu i Fildishtë të akuzuar për abuzime

22 Korrik 2007


Kombet e Bashkuara kanë pezulluar më shumë se 700 ushtarë të stacionuar nga Maroku në Bregun e Fildishtë për shkak të akuzave për abuzime të mëdha seksuale dhe shfrytëzim.
Në një deklaratë, OKB-ja tha se të gjitha aktivitetet e kontigjentit që shërben në Boake, një bastion i rebelëve në veri të Bregut të Fildishtë janë pezulluar dhe njësia është dërguar në bazë.Në mesin e viktimave duhet të jenë edhe dhjetëra minorene, tha një punonjës i Kombeve të Bashkuara.Vendimi për përjashtimin e ushtarëve nga shërbimi u mor të premten nga Këshilli i Sigurimit.
Janë gjithsej 3 mijë ushtarë francezë dhe 8 mijë ushtarë të Kombeve të Bashkuara që janë të stacionur në Bregun e Fildishtë, ku kontigjenti në Bauke, përbëhet kryesisht nga marokane, pakistanezë, bangladeshas dhe ganezë.