1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthehen në Seul, pas gjashtë javësh 19 pengjet koreanojugore

2 Shtator 2007

Më shumë se gjashtë javë pas rrëmbimit të tyre në Afganistan, 19 pengjet koreanojugore kanë arritur në Seul.
Pengjet u liruan javën e kaluar në bazë të një marrëveshjeje mes kryengritësve dhe qeverisë koreanojugore. Talibanët deklarojnë se kanë marrë mbi 20 milionë dollarë për të liruar 19 pengjet koreanojugore.
Por qeveria e Seulit e ka përgënjeshtruar pagimin e të hollave.
Pengjet e liruara , menjëherë pas mbërritjes në aeroport,u dërguan në një spital në Seul për të bërë disa kontrolle mjeksore.