1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kommentar Euro

12 Mars 2011

Në mënyrë të papritur kryetarët e shteteve dhe qeverive të eurozonës ranë dakord për një paketë masash për stabilizimin e monedhës së përbashkët. Gjermania dhe Franca etablohen si qeveria e vërtetë ekonomike në Evropë.

Rubrikenbild Kommentar albanisch

Deri në orën 1:30 të mëngjesit iu desh të prisnin gazetarëve në qendrën e shtypit në Bruksel. Por këtë herë pritja ia vlejti, pasi kryetarët e shteteve dhe qeverive pas negociatave të gjata arritën të paraqesin një rezultat konkret. Kjo kthesë pritej në të vërtetë në samitin e rregullt të BE-së pas 14 ditësh. Ombrella e shpëtimit të eurozonës për anëtarët e saj në gjendje të vështirë financiare, do të dyfishohet. Nga viti 2012 do të ekzistojë një mekanizëm i përhershëm kundër krizave. Këtë hap tregjet financiare kishin kohë që e prisnin. Tani më në fund ai erdhi, dhe kjo është pozitive. Ombrella e shpëtimit parashikon edhe blerjen direkte të titujve shtetërorë të borxhit të vendeve në nevojë, duke ia marrë këtë detyrë Bankës Qendrore Evropiane, e cila e ka kryer deri tani. Edhe ky është një hap i përgjegjshëm.

Tepër gjatë priti kancelarja gjermane, e cila përfaqëson kontribuesin kryesor financiar në eurozonë, nguroi dhe spekuloi. Në fund ajo u drejtoi në mënyrë simbolike pistoletën në gjoks partnerëve në negociata dhe arriti të triumfonte pas negociatash të vështira. Megjithatë edhe Gjermania tani duhet të kontribuojë me garanci në shuma miliardëshe. Këtë kancelares do t'i duhet t'ua bëjë të pranueshme edhe partive qeveritare në parlamentin federal, të cilat kanë qëndrim skeptik.

Meqenëse Greqia me sa duket i ka plotësuar detyrimet e vëna dhe ka miratuar një lloj frene për borxhet, Merkel e shpërbleu me interesa më të ulëta për kreditë e marra. Irlanda refuzon edhe më tej të plotësojë kushtet gjermane dhe franceze, dhe për këtë arsye duhet të vazhdojë të paguajë interesa të larta. Kancelarja Merkel ka arritur vendosjen e një disipline të rreptë buxhetore, dhe është kështu e gatshme të përdorë bonitetin e Gjermanisë për qetësimin e tregjeve financiare. Ky është një veprim i arsyeshëm, i cili shpresohet të zgjerojë fushën e veprimit të BE-së në stabilizimin e monedhës së vet.

Gjermania dhe Franca këtë natë u etabluan si qeveria e vërtetë ekonomike në Evropë. Çmimi që duhet të paguajë Gjermania janë rreziqet më të mëdha, që duhet të marrë përsipër për shpëtimin e euros. Këtë çmim Angela Merkel duhet ta paguajë, për të shpëtuar në periudhë afatgjatë euron dhe për ta vendosur gjithë BE-në në kursin e duhur. Për këtë nuk u morën parasysh kërkesat e kryetarëve të disa shteteve më të vogla anëtare, por kjo ishte e pashmangshme.

E megjithatë aksioni i shpëtimit ka një të metë kozmetike. Pakti për më shumë aftësi konkurruese nuk përmban mundësinë e sanksioneve, por është vetëm një premtim mes kryetarëve të shteteve. Se sa gjatë do të mbajnë këto premtime nën trysni, mbetet të shihet. Sprova për paktin e ri është ende përpara. Edhe çështja e nxehtë e ristrukturimit të borxhit nuk është trajtuar ende nga vendet e euros. Specialistët dyshojnë që kjo të jetë e mundur pa reduktim, pra pa heqjen dorë të kreditorëve privatë dhe bankave prej një pjese të borxhit. Ristrukturimi i borxhit duhet të trajtohet më e vonëta në samitin e BE-së në qershor, përpara se Greqia apo Irlanda të fundosen në kënetën e borxheve.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW