1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ku bie Shqipëria?

Aida Cama11 Tetor 2007

A e dinë gjermanët ku bie Shqipëria? Nga një sondazh i vogël në rrugë del se jo të gjithë e dinë dhe se shumë pak prej tyre dinë diçka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prof. i filozofisë Muhamedin Kullashi argumenton pse.

Pikëpyetje
Pikëpyetje

Shumë pak gjermanë e dinë se ku bie Shqipëria dhe shumë më pak dinë diçka më tepër.

Një grua në stacionin e trenit

Deutsche Welle:

Keni dëgjuar ndonjë herë për Shqipërinë?

Grua:

Po, në lajme. Por nuk kam asnjë lidhje personale me këtë vend, sepse nuk njoh asnjë shqiptar. Të them të drejtën nuk më bie ndër mend për të.

Deutsche Welle:

E dini ku bie?

Grua:

Po, në jugperëndim.

Deutsche Welle:

Në jugperëndim?

Grua:

Po.
Turmë njerëzishFotografi: picture-alliance/dpa

Një vajzë rreth të 20-tave me kufje në vesh në stacionin e autobusit.

Deutsche Welle:

A keni dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë?

Vajzë:

Njoh muzikë shqiptare.

Deutsche Welle:

Çfarë muzike?

Vajzë:

Nuk mund ta them. Kam shumë cd në shtëpi, ndër to edhe muzikë shqiptare.

Burrë i moshuar, rreth të 70-tave duke shëtitur.

Deutsche Welle:

A keni dëgjuar për Shqipërinë?

I moshuari:

Po, sigurisht.

Deutsche Welle:

Çfarë keni dëgjuar?

I moshuari:

.....

Deutsche Welle:

Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën "Albanien- Shqipëri"?

I moshuar:

Nuk më vijnë shumë gjëra në mend.
TiranaFotografi: DW / Aida Cama

Burrë, rreth të 40-ave, ulur në stol.


Deutsche Welle: Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalët "Shqipëri, shqiptar"?

Burrë:

Të them të drejtën më vjen shumë pak në mendje. E di ku ndodhet, por nuk njoh kërkënd që vjen prej andej. Mbase diçka nga futbolli...

Deutsche Welle:

Çfarë?

Burrë:

Që luajnë mirë në kualifikimin midis kombëtareve.

Deutsche Welle:

A e dini se ka shqiptarë që mendojnë se Gjermania është "vëllai i madh" në Europën perëndimore?

Burrë:

Vërtet? Nuk e di, nuk e kisha menduar kurrë.
Me lupëFotografi: dpa

Profesor Muhamedin Kullashi, në Universitetin e Parisit

Deutsche Welle: Profesor, siç e shihni ekziston një hendek i madh midis pamjes që kanë të tjerët ndaj shqiptarëve, dhe asaj që besojnë se kanë? Si mendoni ju, nga vjen kjo?

Muhamedin Kullashi: Lidhur më këtë çështje konkrete në sajë të bisedave që keni patur me disa qytetarë gjermanë nuk e kam të lehtë të them diçka të qartë, sepse nuk e njoh mirë mjedisin e Gjermanisë. Por pyetja juaj së pari ka natyrisht të bëje me atë që shqiptarët në përgjithësi kan një përfytyrim që nuk është në pajtim me realitetin dhe kjo mosnjohje mund të jete edhe çështje e informimit ose mungesës së informimit, sepse është e vështirë të kuptohet se si brenda Evropës qytetarët nuk dinë se ku gjenden këto vende në kartën europiane, sot kur mjtetet e komunikimit masiv bëjnë të mundur që të dinë për vende më të largëta në botë. Kjo mund të jetë një problem edhe i mosinformimit të qytetarëvë që ju keni intervistuar. Por natyrisht që ekziston një prirje tek ne që ndonjëherë ta shikojmë veten si qendër të botës, ta shikojmë veten se historia gjithnjë i ka njohur të parët tanë, të kaluarën tonë. Kjo prirje natyrisht që ekziston por jo vetëm tek shqiptarët, që ta shohin vetveten, vendin e tyre, popullin e tyre si qendrën e botës. Kjo mund të gjendet edhe në Francë.

Duetsche Welle: A ekziston shqiptari?

Muhamedin Kullashi: Natyrisht që shqiptarët ekzistojnë por varet nga nocioni çfarë do të përkufizojmë, çfarë do të kuptojmë me qytetar, si shtetas të një shteti apo një përkufizim i një kulture, etj,. pra do të thotë se duhet të saktësojmë nocionet me të cilat operojmë, pra për cilin nocion e kemi fjalën.

Deutsche Welle: A ekzistojmë "ne shqiptarët" si grup?

Muhamedin Kullashi: Natyrisht që ekzistojmë edhe në Ballkan, edhe brenda shtetit të Shqipërisë, ekzistojmë si shtetas të Kosovës, ose vende të tjera të Ballkanit dhe lidhja mes shqiptarëve është kryesisht nëpërmjet historisë. Pastaj ekzistojnë edhe disa interesa ekonomike dhe politike, që i bëjnë shqiptarët që megjithëse jetojnë në vende të ndryshme të Europës të kenë edhe diçka të përbashkët. Dhe le të themi kjo shumësi e interesave dhe e elementëve të kulturës së tyre bën që ata të komunikojnë rreth saj.

Deutsche Welle: Si shihet ky grup shqiptarësh prej të tjerëve?

Muhamedin Kullashi: Unë mund të them se pikëshikimi mbi shqiptarët është i ndryshëm për shembull në Francë. Ai varet nga mjedisi kulturor. Një përfytyrim tjetër kanë ata që kanë qenë një herë në Shqipëri, Kosova apo Maqedoni, ose që kanë qenë disa herë, që kanë lexuar për shqiptarët etj, Përfytyrimi tjetër kanë ata që nuk kanë udhëtuar, që dinë më pak. Një pjesë e mirë e informacioneve për shqiptarët megjithatë lidhet me ngjarjet e viteve 90, të asaj që ka ndodhur në Shqipëri dhe asaj që ka ndodhur në Kosovë. Mund të themi që njohuritë mbi shqiptarët ndonjëherë janë të kufizuara vetëm me dy dekadat e fundit.

Deutsche Welle: Cila është pamja e shqiptarëve? Burra me mustaqe dhe vajza me minifund?

Muhamedin Kullashi: Unë do të thoja prapë se është vërtet çështje e përvojës së individëve që ose kanë parë imazhe të tilla në media ose kanë udhëtuar ndonjëherë në vende që janë të banuara nga shqiptarë, po ai imazhi për burra me mustaqe dhe të tjera ....Por një qytetar evorpian me njohje mesatare ka ndoshta një pikëshikim pak më të saktë se imazhet nga shekulli i 18-të ose 19-të për shqiptarët si banorë të Ballkanit.

Deutsche Welle: Unë si shqiptare kë do duhet të quaj "shqiptare"?

Muhamedin Kullashi: Ajo do të jetë prapë çështje e mendimit tuaj, e pikëpamjeve tuaja, e njohurive tuaja, që do të thotë është një mënyrë e përkufizimit të përfytyrimeve, të ideve që varet nga vetë ju, nga edukimi familjar, literaturës që keni lexuar, përvojës suaj jetësuar. Në mbështetje të kësaj përvoje që keni patur do ta përkufizoni se çka kuptoni me "shqiptarë".

Deutsche Welle: Ka impulse mua si shqiptare më tregojnë që diçka është shqiptare dhe diçka nuk është shqiptare. Një impuls që dikush është shqiptar dhe një impuls tjetër që dikush nuk është shqiptar?

Muhamedin Kullashi: Së pari mendoj thjesht se nuk ekziston ndonjë esencë e pandryshuar e shqiptarëve, edhe se pastaj kjo esencë do të ndryshonte të themi nëse dikush është më mjedis urban ose jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe do e humbasë atë esencë. Do të thotë që në përgjithësi jo vetëm shqiptarë, por secili grup, cilido popull mendoj se do të ekzistojë në sajë të veprimeve të veta gjatë historisë. Nuk është fjala për substanca etnike të themi që mund të përkufizohen me disa tipare thelbësore. Popujt përkufizojnë vetveten në sajë të veprimeve të tyre historike, në sajë të kulturës së tyre, mirëpo ndryshimet për të cilat po flisni ju, kur dalin jashtë çka ndodh me ta a i humbasin ata tiparet, mos harroni se po ta shikoni historinë e vetë shqiptarëve ose të anglezëve, ose të irlandëzëve se sa kanë ndryshuar ata gjatë historisë së tyre, së pari brenda vetë bashkësisë së tyre, si të tillë, dallimet që janë midis shtresave të ndryshme, midis rrymave letrare që mund të jenë të ndryshme, që mund të jenë të kundërta dhe të gjitha këto është e vështirë që të kapen me një termë, me një esencë ose me një fjalë thjeshtë. Prandaj edhe historia e shqiptarëve, jo vetëm jashtë por edhe brenda është një histori shumë e lëvizshme, shumë komplekse, nënkupton po ashtu nuancat e atij regjioni, do të thotë edhe në kulturën e përditshmem, po të merrni huazimet gjuhësorë që vijnë prej kontaktit dhe komunikimit me popuj të tjerë të rajonit. Edhe vetëm ky fakt mjafton për të parë se përkufizimi i një poppulli ose një kombi nënkupton këtë ndryshimësi, nënkupton këtë lëvizshmëri më dimensionin historik.

Deutsche Welle: A do të brengoseshit ju nëse dikush ju pyet nga vini, dhe ai nuk e njeh vendin tuaj, ose nuk di asgjë për të?

Muhamdin Kullashi: Jo, shumë. Unë nuk do të brengosesha shumë meqë nga përvoja ne takohemi me shumë njerëz. Unë mund të brengosem më tepër kur has në paragjykime të rënda ndaj shqiptarëve ose kur hasim me mohimin e të drejtës së shqiptarëve, bie fjala të kosovarëve, identitetin e tyre ose mohimin e krimeve, sepse nuk dinë dhe kjo është më shumë çështje e mosifnormimit. Mirëpo mëndoj që në rrethanat e sotme të mjeteve të mëdha të komunikimit edhe të pranisë në shumë mediave të ngjarjeve që ndodhin në Europë, megjithatë një pjesë e qytetarëve di diçka për këtë pjesë të Ballkanit.