1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210111 Freizeitbranche

21 Janar 2011

Sa para janë të gatshëm të shpenzojnë gjermanët për kohën e tyre të lirë dhe për çfarë i shpenzojnë ata paratë?

Deutschland Freizeit Sport Joggerinnen bei Freiburg
Fotografi: AP

Ekonomia gjermane ecën shumë më mirë se më parë. Edhe konsumatorët tani ndihen më mirë e kjo vërehet në blerjet e tyre. Megjithatë ata kanë vetëm një kuadër financiar të kufizuar, të cilin shpenzimet për kohën e lirë nuk duhet ta kalojnë. Se cili është ky kuadër, këtë e shpjegon Kristina Kott. Ajo analizon shifrat përkatëse të Zyrës Federale të Statistikës: "Një ekonomi shtëpiake në Gjermani ka mesatarisht 3000 euro në dispozicion. Por kjo shifër i përfshin të gjitha, që te paratë e fituara, te ndihma financiare që merret për fëmijët deri tek të ardhurat nga qiratë. Dhe për rubrikën "kohë e lirë", një ekonomi shtëpiake shpenzon mesatarisht 255 euro në muaj."

Ku i shpenzojnë paratë gjermanët

Zyra Federale e Statistikave i konstaton këto shifra çdo pesë vjet, me anë të testeve periodike për të ardhurat dhe konsumin. Testi i fundit u krye në vitin 2008. Në sondazh veçohet koncepti disi i padefinuar qartë i kohës së lirë, në mënyrë që të bëhet e qartë se në cilin sektor shpenzohen më shumë para:

Fotografi: picture-alliance/ZB

"Pozicionin më të madh në shpenzimet e kohës së lirë e zënë shpenzimet për shërbimet. Këtu bën pjesë vizita e aktiviteteve kulturore dhe sportive, kurseve për hobi (pasion), vajtja në palestrat e fitnesit, por edhe taksat për radio dhe televizion. Për këto, çdo ekonomi shtëpiake shpenzon afërsisht një në katër euro. Këto janë 67 euro në muaj. Pothuajse kjo shumë shpenzohet në ekonomitë shtëpiake për udhëtime aforfe, në paketë, mesatarisht 61 euro në muaj. Pasojnë me kuota shumë më të ulëta shpenzimet për gazeta dhe revista dhe për lule dhe oborr."

Në një kohë që të ardhurat në dispozicion, që prej sondazhit të fundit në vitin 2003 janë rritur me 100 euro, shpenzimet për kohën e lirë janë ulur lehtas. Si shkak për këtë jepen para së gjithash rritja e shpenzimeve për qiranë dhe energjinë.

Gjermanët mbajnë rekord për pushimet

Megjithatë, ka një aktivitet të kohës së lirë, për të cilin gjermanët thuajse nuk i kursejnë paratë, siç shpjegon profesor Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor i fondacionit BAT për Çështjet e së Ardhmes: "Gjermanët preferojnë më mirë mos ta blejnë kompletin e ri të kolltuqeve, impiantin e ri Hi-Fi, madje janë të gatshëm edhe të heqin dorë nga mbledhja e parave për pensionin, se sa t'i kalojnë javët më të mira të vitit në shtëpi. Pushimet mbeten me një rëndësi të madhe për ne në Gjermani. Jo më kot na quajnë kampionë bote për udhëtime. Në fund të fundit ne punojmë 50 javë, për të shijuar të paktën mesatarisht dy javë pushim, për të pasur një kontrast me jetën e përditshme. Dhe kjo kohë është shumë e dashur dhe e shtrenjtë për ne gjermanët."

Sipas mendimit të Ulrich Reinhardtit kjo nuk do të ndryshojë. Pushimet janë njësoj të preferuara, për burrat dhe gratë gjermane, për më të pasurit dhe më të varfërit - pa kufizime moshe. Pëkundrazi: më të moshuarit fitojnë për industrinë e udhëtimeve një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Këtu pasqyrohet ndryshimi demografik në Gjermani: në një kohë që që prej fundit të viteve '90 ka më shumë 60 vjeçarë se sa njerëz në moshën nën 20 vjeç, pas 20 vjetësh do të ketë dyfish më shumë persona mbi 60 vjeç, krahasuar me njerëzit nën 20 vjeç.

Autor: Marco Müller/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW