1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kujdes kur planifikoni pushimet në vendlindje

17 Gusht 2021

Kujdes kur planifikoni pushimet: Gjykata për Çështjet e Punës vendosi pro ndërprerjes së rrogës së një shqiptari, që kishte shkuar për të parë prindërit në Kosovë.

Spanien Corona-Pandemie - Tourismus auf Mallorca
Fotografi: Clara Margais/dpa/picture alliance

Qeveria gjermane klasifikon vazhdimisht vende të ndryshme si zona me rrezik të lartë infektimi dhe u bën thirrje qyetarëve që të mos shkojnë në ato vende apo zona. Nëse dikush shkon në vende apo zona të tilla megjithë paralajmërimin, kur kthehet duhet t'i nënshtrohet testit të koronës dhe në raste të caktuara edhe të hyjë nëkarantinë derisa testi të dalë negativ.

Ndërprerje e pagës gjatë karantinës

Në gjykatat për çështjet e punës në Gjermani janë ngritur tashmë disa padi për raste kur punëdhënësi nuk ka pranuar t'u paguajë punonjësve rrogën gjatë karantinës.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet punëmarrësit kanë drejtë të kërkojnë kompensim në rast se duhet të qëndrojnë në karantinë, por kjo varet nga rrethanat dhe nga kushte të caktuara.

Fotografi: Fotolia/apops

 

Prandaj në dy raste gjykatat vendosën pro punonjësve, sepse në momentin kur ata ishin nisur me pushime, vendet ku kishin shkuar nuk konsideroheshin si zona me rrezik të lartë infektimi.

Vendimtare janë rrethanat

Kurse në rastin e një shqiptari nga Kosova Gjykata për Çështjet e Punës në Kaiserslautern vendosi pro mospagimit të kompensimit. Personi në fjalë kishte marrë leje të papaguar për të shkuar në vendlindje për të parë prindërit që i kishte të sëmurë. Në Kosovë ai u sëmur me COVID-19. Pasi u kthye në Gjermani ai kreu testin e koronës. Testi doli pozitiv dhe atij i duhej të qëndronte në karantinë.

Fotografi: Fotolia/Garrincha

Sipas gjykatës, ndryshe nga dy rastet e tjera, kosovari nga Kaiserslautern shkoi në vendlindje, në një moment, kur Kosova ishte klasifikuar zyrtarisht si zonë me rrezik të lartë infektimi. Po ashtu për trupin gjykues justifikimi se prindërit janë të moshuar dhe shumë të sëmurë nuk qe i mjaftueshëm.