Kujdes, po vjen virusi!
4 Maj 2020Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Corona me masa penale për parandalimin e kösaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t'u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.
Policë të veshur si virusi Corona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Coronës. Policët u kujtonë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.
Edhe ky burrë i maskuar si Yama, perëndia hinduiste e vdekjes, është një nga policët e kryeqytetit indian Delhi. Përveç maskës ai mban në duar edhe dy tullumbacë që simbolizojnë virusin Corona. Edhe ai u tërheq vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.
Në La Paz të Bolivisë rrugëve sheh dy maskota. Policë të veshur si virusë u tërheqin vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit. Në Bolivi u shtynë për një kohë të pacaktuar edhe zgjedhjet e planifikuara për 3 maj. Po ashti nga shtëpia lejohet të dalë vetëm një person për familje ndërmjet orës 7 të mëngjesit dhe 12 të mesditës për të blerë ushqime.
Kurse një furrë buke në Dresden në Gjermani ofron për klientët biskota me një emoji me maskë. Ato u kujtojnë blerësve se nuk duhet të harrojnë rregullat për mbajtjen e maskave kur hyjnë në dyqane dhe në vende të tjera të përcaktuara nga rregullat për situatën aktuale.