1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kundërshtarë të globalizimit takohen në Dakar

7 Shkurt 2011

Në kryeqytetin e Senegalit filloi forumi i 11-të social botëror. Në hapje të tij dhjetëra mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në një marshim proteste.

Weltsozialforum Logo 2011 Senegal
Logo e Forumi i 11-të social botëror

Mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në marshimin e protestës drejt ndërtesës së universitetit, ku do të zhvillohet shumica e veprimtarive. Sivjet vëmendja i kushtohet revoltave popullore në Afrikën Veriore. Përfaqësues të vendeve arabe kërkuan fundin e qeverive autoritare dhe diktatoriale.

Deri të premten pjesëmarrësit duan të këshillohen për alternativa ndaj sistemit ekonomik botëror në fuqi dhe për një ndarje më të drejtë të burimeve Tokës. Në Senegal priten deri në 65 000 pjesëmarrës, ndër ta krerët e shteteve të Bolivisë dhe Venezuelës, Evo Morales dhe Hugo Chavez.

Logo e Forumi i 11-të social botërorFotografi: AP

Forumi social botëror u themelua në vitin 2001 si kundërpeshë ndaj forumit ekonomik botëror në Davos. Whitaker-i dhe dy kolegë të tij themeluan në Porto Alegre Forumin Social Botëror, si kundërprojekt ndaj Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it. Ata që mblidhen në të nuk janë shefa shtetesh apo koncernesh, por organizata joqeveritare, përfaqësues të kishave dhe qytetarë të thjeshtë.

Në fakt emërtimi Forum Social Botëror nuk i përgjigjet realitetit, sepse në vend të një aktiviteti të madh qendror, në të gjithë globin zhvillohen disa forume të decentralizuara.

Autor: DW/ Elert Ajazaj/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW