Kupa Davis: Gjermania barazon me Rusinë në Moskë
22 Shtator 2007
Reklamë
Ndeshja e parë midis rusit Igor Andrejev dhe gjermanit Thomas Haas përfundoi 3:0 me sete. Philipp Kohlschreiber barazoi rezultatin duke mundur pas pesë setesh Nicolai Davidenkon. Sot (22.09) luhet ndeshja dyshe dhe nesër luajnë çiftet: Davidenko/Haas dhe Andrejev/Kohlschreiber.
Në gjysmëfinalen e dytë në Gëteborg rezultati është po 1:1 midis Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.