1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurdët, turkmenët dhe Turqia - Lufta për dominancën në Kirkuk të Irakut

Bjërn Blashke25 Shkurt 2007

Turqia ka frikë, se kontrolli ndaj rezervave të atjeshme të naftës mund të presupozojë një hap të mëtejshëm drejt një shteti të pavarur kurd

Nafta e ndezur flakë në Kirkuk
Nafta e ndezur flakë në KirkukFotografi: AP

Përpara pak ditësh një politikan kurd nga Turqia u arrestua për shkak të deklaratave lidhur me politikën e Turqisë ndaj Irakut. Kryetari i partisë kurde të punës DTP, Aydogdu, akuzohet për nxitje të masave. Aydogdu ka tërhequr vëmendjen, që kurdët në Turqi "një sulm ndaj Kirkukut do ta konsideronin si një sulm ndaj Dijakbakirit".

Ankaraja herë pas here ka paralajmëruar, se aneksimi i qytetit verior të Irakut Krikuk, ku ndodhet territori i vetëadminsitrimit kurd dhe ku banojnë edhe turkmenë e arabë mund të çojë në një luftë civile. Turqia ka frikë, se kontrolli ndaj rezervave të atjeshme të naftës mund të presupozojë një hap të mëtejshëm drejt një shteti të pavarur kurd, gjë që Ankaraja do ta pengojë me çdo kusht.

Sipas kushtetutës irakiane deri në fund të këtij viti përmes një referendumi popullor duhet të vendoset mbi të ardhmen e qytetit shumëkombësh.

Në atë masë që ShBA zbatojnë planin e ashtuquajtur prej tyre i sigurisë për Bagdatin shtohen nga ana tjetër sulmet në territoret e tjera irakiane. Pas kësaj fshihen militantët, që janë larguar prej Bagdatit, thonë qarqet irakiane të sigurisë. Në Kirkuk, kryeqyteti ky i provincës me të njëjtin emër në Veri të vendit, së fundi shpërthyen pothuajse njëkohësisht shtatë bomba. Megjithatë pikërisht në Kirkuk po fiton influencë një tjetër pushtet, thotë përshembull Kak Adnan, komisar i partisë kurde të punës për rininë dhe çështjet sociale: "Të gjitha shenjat flasin për atë, që qeveria turke është e implikuar në përkeqësimin e situatës në Kirkuk. Këtë ajo e bën duke ushtruar influencën ndaj një partie të pakicës turkmene, pra ndaj frontit të turkmenëve."

Në vitin 1991 pas fundit të luftës në Kuvajt, kurdët në veri të Irakut me ndihmën e ShBA krijuan një zonë autonomie, e cila de facto ka qenë e pavarur prej qeverisë në Bagdat. Megjithatë prej kësaj ishte përjahstuar provinca e Kirkukut, që kurdët gjithmonë e kanë konsideruar si pjesë të bërthamës së vendit të tyre. Statusi i vetëadministrimit, me një qeveri të vetën të landit në veri të Irakut iu garantua kurdëve në kushtetutën e re pas rëzimit të regjimit të Sadam Huseinit. Përveç kësaj në kushtetutë përcaktohet, që deri në fund të vitit duhet të mbahet një referendum mbi përkatësinë e ardhëshme të Kirkukut. Përderisa kurdët dominojnë në këtë territor, është e qartë, se si do të dalë referendumi.

Megjithatë Turqia disa herë ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, nëse Kirkuku do t´i kalojë Kurdistanit irakian. Argumenti është: kurdët e Irakut me ndihmën e rezervave të naftës dhe të gazit nga Kirkuku synojnë në fund që të rrisin përpjekjet separatiste të kurdëve në Turqi. Kësaj i frikësohen politikanët dhe ushtarakët turq. Ata nuk lënë t´u shpëtojë asnjë rast duke apeluar për pozicionin e tyre në Uashington dhe duke akuzuar kurdët, se duan të coptojnë Irakun. Kurdët nga ana e tyre mendojnë, se turqit përdorin si krahun e zgjatur të tyre turkmenët, duke ushtruar përmes tyre atentate me bomba.

Në këshillin e provincës të përbërë nga 41 vetë në Kirkuk, që dominohet qartë prej kurdëve, fronti turkmen është gjithësesi i përfaqësuar me tetë delegatë. Teorikisht megjithatë, sepse në praktikë aktualisht antarët e frontit bojkotojnë punën e këtij forumi, sepse ata akuzojnë kurdët, sikur këta pretendojnë për vete postet më të rëndësishme. Turhan Hasan, një prej kokave drejtuese të frontit të turkmenëve në Kirkuk, i hedh poshtë këto akuza të kurdëve duke shtruar pyetjen: "Ku është dëshmia që ne jemi krahu i zgjatur i Turqisë në Irak? Ajo që ne mund të themi qartë është, se Kirkuku nuk është pjesë e Kurdistanit. Por kjo s´ka të bëjë me pozicionin turk."

Sidoqoftë: turkmenët dhe turqit kanë të njëjtin qëndrim, se integrimi i provincës Kirkuk në territorin autonom të kurdëve do të çojë në coptimin e Irakut.

"Ne jemi për kompaktësinë e vendit. Nëse arrihet në ndarje, atëherë ne do të shpallim rajonin tonë të posaçëm, që do të jetë i lidhur me Bagdatin dhe qeverinë e atjeshme të Irakut qendror."

Turkmeneli "vendi i turkmenëve", do të quhet ky territor, thotë Turhan Hasan, duke skicuar një hartë. Në të ai përcakton vendbanimet në Irak, në të cilat turkmenët krijojnë një minoritet të fuqishëm e ndonjëherë përbëjnë edhe shumicën. "Ky territor nis sipër fare në veriperëndim të Tel Afarit në kufi me Sirinë, përshkon më tej një hark mbi Mosulin, Erbilin dhe Kirkukun deri në Kifri, Khanakin dhe Mandali në juglindje në kufirin iranian."

Ali Mehdi Sadik citon një shokun e partisë së tij me fjalët: "Ne po vuajmë më shumë nën dy partitë kryesore kurde se sa nën Sadam Huseinin. Tani ne na duhet të durojmë rrëmbimet, burgun dhe vrasjet. Kjo ndodh nën pushtetin e kurdëve qysh nga Tel Afari deri në Mandali. Muajt e fundit turkenët janë deportuar nga Kirkuku, 95 përqind e të gjitha bombave që kanë shpërthyer në Kirkuk kanë prekur territoret turkmene. Shërbimi sekret kurd është më brutal se ai i Sadam Huesinit."

Qysh tani mund ta parashikosh atë që presin turkemenët në Kirkuk: Sytë janë drejtuar nga Erbili, kryeqyteti i sotëm i Kurdistanit të Irakut. Përpara 15 vjetësh këtu turkmenët përbënin shumicën, ndërsa sot nuk ka më asnjë shenjë prej tyre. Edhe për këtë arësye fronti turkmen do të përpiqet që ta pengojë referendumin mbi përkatësinë e Kirkukut. Këtë ata duan ta arrijnë si përmes ndryshimit të kushtetutës, ashtu edhe me rrugë politike. Kjo duke i bërë reklamë raportit Bejkër-Hamillton, që në fillim të dhjetorit kërkonte shtyrjen e referendumit. Anëtarët e frontit turkmen, ashtu si edhe ekspertët e ShBA, janë të mendimit, se çështja e Kirkukut mund të çojë në një luftë civile. Megjithatë turkmenët radikalë janë vetë pjesë e këtij problemi: "Ne asnjëherë nuk do ta pranojmë Kirkukun si pjesë të Kurdistanit, madje edhe sikur të na duhet të luftojmë për këtë. Ne duhet të kemi armë dhe milicë për t´u vetëmbrojtur. Ndonëse nuk kemi aq luftëtarë sa kurdët, ata do të na mjaftojnë. Por nëse arrihet në një luftë civile në Kirkuk, atehëre ne do ta mirëpresim ndihmën e Turqisë."

Nga ana tjetër kurdët raportin Bejkër-Hamillton e hedhin poshtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Irakut. Po ashtu ata i hedhin poshtë si absurde të gjitha akuzat e turkmenëve për dëbime dhe vrasje, duke argumentuar, se deputetët turkmenë janë të përfaqësuar në parlamentin rajonal kurd, se ka një shkollë turke private në Kurdistanin irakian si dhe medie në gjuhën turke. Për qeverinë në Ankara ka një mesazh shefi i partisë demokrate të Kurdistanit në Kirkuk: Të paktën 70.000 luftëtarë kanë kurdët nën armë. S´mund të ketë asnjë dyshim, se këta janë kurdoherë të gatshëm që të luftojnë për Kirkukun.