1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurrë më heshtje: Christopher Street Day në Berlin

29 Korrik 2025

Në Berlin u zhvillua parada e Ditës së Christopher Street nën moton "Kurrë më heshtje!" Në paradë morrën pjesë qindra-mijëra vetë.

Gjermani Berlin 2025 | Pjesëmarrës në demonstratën për Christopher Street Day veshur me ngjyrë rozë
Pjesëmarrës në demonstratën për Christopher Street DayFotografi: Emmanuele Contini/IMAGO

Disa mijëra njerëz morën pjesë në Paradën Christopher Street Day në Berlin. Me rreth 80 kamionë dhe më shumë se 100 grupe, parada kaloi nga sheshi Leipziger Platz përmes sheshit Potsdamer Platz deri në Portën e Brandenburgut. Në fjalën e tij hapëse, Marcel Voges, bashkëkryetar i Shoqatës Berlin Pride, tha se komuniteti queer dëshiron të "mbrojë me të gjitha forcat vendin në shoqëri për të cilin kemi luftuar prej shumë vitesh”.

Kërkesat e komunitetit queer

Manifestimi në Berlin përqendrohet në tri kërkesa kryesore politike: ruajtjen e strukturave të komunitetit dhe atyre këshilluese, përfshirjen e personave queer në ligjin themelor gjerman dhe një luftë efektive kundër krimeve të urrejtjes.

Policia është e pranishme në numër të madh në Berlin, pasi priten edhe kundër-demonstrata.Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Policia ishte e pranishme në numër të madh për shkak të kundër-demonstratave. Sipas policisë më pak se 100 vetë nga spektri ekstremist i djathtë u mblodhën për një kundër-demonstratë në Schöneberger Ufer; 400 pjesëmarrës ishin regjistruar paraprakisht.

Pjesëmarrëse në demonstratën për Christopher Street Day në Berlin nën moton "Kurrë më heshtje!"Fotografi: Rolf Zöllner/epd

Në mëngjes pati edhe një përkujtim në heshtje në memorialin për homoseksualët e persekutuar në periudhën e nacionalsocializmit, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner (CDU).

Rreth 80 kamionë dhe më shumë se 100 grupe aktivistësh morën pjesë në paradën CSD në BerlinFotografi: Emmanuele Contini/IMAGO

Christopher Street Day zhvillohet çdo vit në shumë qytete anembanë botës dhe përkujton ngjarjet e 28 qershorit 1969 në Nju Jork, ku policia sulmoi barin Stonewall Inn në Rrugën Christopher, duke shkaktuar protesta disa ditore nga personat gej, lezbike dhe transgjinorë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW