Kurse në rënie të lirë
22 Janar 2008
Reklamë
Dje pati një rënie të papritur të kurseve të aksioneve gjermane. Kjo gjë fshiu shpresat se bursa gjermane nuk do të prekej nga zhvillimet botërore dhe se aksionet gjermane do të ishin më të sigurta se ato amerikane apo të vendeve të tjera evropiane
"A ke një miliardë, të lutem?"
Bankat në Wall Street tani duhet të shkojnë për të lypur dhe lypësat nuk mund të kenë shumë pretendime, me këto fjalë tallen tani mediet nju-jorkeze me atë sektor të ekonomisë, që dikur donte të qeveriste botën me para. Gordon Gekko, ose ndryshe Majkëll Dagllas (Michael Douglas), bankieri i paskrupullt në filmin e Oliver Stonit (Oliver Stone) me titullin "Wall Street” në kohërat e sotme do të hante veten me dhëmbë e t'i pranonte kufijtë e sundimit të dollarit.
Opinionistët: kohët kanë ndryshuarGlobalizimi po tregon rezultate “Amerika për t'u shitur", shkruante në titull gazeta tabloide, Daily News. Miti "Wall Street" po thërmohet ndërsa demi i famshëm prej bronxi në Downtown ka në shpinë një tabelë të madhe me mbishkrimin: Ofertë speciale. Krenaria amerikane është plasaritur për shkak të serumit financiar prej gjithsej 59 miliardë dollarësh, për ata pacientë, që i kishin bërë llogaritë tërësisht gabim. Për profesorin e ekonomisë, Nouriel Roubini nga Universtiteti i Nju Jorkut ky zhvillim nuk vjen papritur, pasi vendi ka jetuar mbi kapacitetet e tij dhe i ka hedhur dollarët pa u kujdesur se ku bien ato: “Petrodollari po riqarkullon. Deri para pak kohësh këto vende (Kina, Arabia Saudite) mbanin edhe bono thesari të ShBA-ve me të ardhura të ulëta, 3 - 5 përqind. Tani që ato shohin se SHBA-të kanë nevojë për financim, preferojnë t'i blejnë aksionet direkt nga ne dhe kapitali ynë."
Reklamë