1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuvendi i Shqipërisë - Tensione, përplasje dhe flakadanë

18 Dhjetor 2025

Në seancë plenare deputetë të opozitës në Shqipëri protestuan, duke bllokuar foltoren dhe duke ndërprerë punimet. Opozita kërkoi praninë në sallë të zv/kryeministres Balluku. SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj.

Pamje nga salla plenare e kuvendit të Shqipërisë, deputetët duke hedhur flakadanë
Kuvendi në gjendje kaotikeFotografi: Rashela Shehu/DW

Ligjvënësit në Shqipëri u përleshën me rojet gjatë seancës plenare në Tiranë të enjten (18.12.2025), duke bërtitur, duke u shtyrë me njëri-tjetrin dhe duke hedhur flakadan në foltore.

Një nga kërkesat kryesore të opozitës është dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila mban postin e saj pavarësisht një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë, SPAK.

SPAK ka ngritur akuzë ndaj Ballukut për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik në disa projekte ndërtimi dhe i ka kërkuar parlamentit të votojë për heqjen e imunitetit të saj.

Të bërtitura dhe flakadanë në sallën plenareFotografi: Rashela Shehu/DW

Deputetët e opozitës akuzuan gjithashtu mazhorancën, se po mbron Ergys Agasin, i shpallur në kërkim pas hetimeve për abuzime me tenderët e AKSHI-t. Mes përplasjeve u zhvillua edhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Endri Shabani.

Pas përfundimit të seancës, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i kërkoi kryetarit të Kuvendit marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës. 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW