1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lëvdata dhe paralajmërime gjatë vizitë së Schäubles në Greqi

J. Papadimitriu/ Bahri Cani19 Korrik 2013

Për shumë grekë, ministri i Financave Schäuble simbolizon politikën e kursimeve. Por për herë të parë u dëgjuan nga ai edhe tone më të mira për Greqinë.

Fotografi: Reuters

Ai është një prej politikanëve më të padashur të huaj, prej shpërthimit të krizës. Por ministri grek i Financave Jannis Stournaras i përgatiti një pritje të këndshme "të dashurit Wolfgang“ të enjten (18.07.2013) në Athinë. Që në paraqitjen e parë publike në një prezantim të dhomës gjermano-greke të tregtisë, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble u shpreh "i impresionuar me arritjet e Greqisë" dhe lavdëroi hapat që ka bërë ky vend për konsolidimin e ekonomisë.

Por ai mbeti i ngurtë në kërkesat për zbatimin e domosdoshëm të reformave të dhimbshme. "S'ka ndonjë rrugë tjetër, nëse duam që të arrihet një rritje e qëndrueshme ekonomike", theksoi politikani i CDU-së. Sipas tij, duhet arritur në nivelin e "financave të shëndosha dhe mirëbesimit, që do të thotë se duhet modernizuar tregu i punës dhe sistemet socialde dhe duhen kryer reformat e nisura në sistemin juridik dhe fiskal.

Me investime kundër recesionit

Dhurata e tij e veçantë ishte krijimi i një "fondi për zhvillim", për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipas modelit gjerman të bankës KfW. Në fund duhet të ketë një kapital fillestar prej rreth 500 milionë euro, 20 % prej tyre do të financohet nga KfW-ja gjermane.

Presidenti i Dhomës gjermano - greke të tregtisë, Michalis Mailis mendon se ky është një vendim i mirë. "Pas gjashtë vitesh recesioni, ekonomika greke vuan nga problemet e mëdha me shlyerjet e borxheve", thotë ai duke shtuar se në Greqi ka shumë sipërmarrje me potenciale të mëdha. Por duhet bërë më shumë që ato të rimëkëmben dhe të fillojnë prodhimin e duhur.

Komentatorët kanë përshëndetur idenë, por dyshojnë se me 500 milionë euro mund të bëhet diçka më shumë. Sipas një studimi të fundit të firmës për konsulencë Oliver Wyman, ekonomia greke ka nevojë për më shumë se 15 miliardë euro në vit për të realizuar një likuiditet të plotë. Por ministri Schäuble dhe ministri grek i Ekonomisë Kostis Hatzidakis ishn optimistë. "Ne mendojmë se mbështetja nga pala gjermane mund të nxisë edhe donatorët tjerë që të mbështesin Greqinë.“

Wolfgang Schäuble dhe Antonis Samaras në AthinëFotografi: Reuters

"Lehtësime" por jo edhe shlyerje e borxheve

Vetëm pak orë para ardhjes së Schäubles në Parlamentin grek është miratuar me një shumicë të vogël paketa më e re e kursimeve, e cila parashikon largime të tjera të punëtorëve nga shërbimi publik dhe tatime për më të pasurit. Këto masa janë të domosdoshme për të marrë 2,5 milionë të tjera ndihma, ka parashikuar Troika e përbërë nga FMN, BQE dhe BE. Mediat pohojnë se nevojat e Greqisë janë rreth 10 miliadrë euro, por këto pohime janë përgënjeshtruar. Schäuble ka hedhur posthë pohimet për mundësinë që Greqisë t'i shlyhen borxhet.

Por ai nuk përjashtoi lehtësime të tjera. Është e mundur që prej vitit 2014, kur grekët të kenë shënuar rezultatet e para pozitive në reformat e premtuara, të realizohen edhe lehtësimet. "Ne kemi thënë po kur të plotësohen kushtet dhe të realizohen masat e kërkuara. Por do të ishte gabim sikur të gjithë të flisnim tani për atë që mund të ndodhë në fund.“

Politikani i CDU-së për herë të ka hapur mundësinë e shlyerjes së borxheve të Greqisë, mendon analisti dhe ish-zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tsiodras. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë në tërësi, por analisti nga Ahtina është i bindur se nga fjalët e Schäubles mund të lexohet një ndryshim taktike. "Më parë ai flishte për një fuçi pa fund, ndërsa sot ka ndryshuar deklaratat“, thotë Tsiodras.

Wolfgang SchäubleFotografi: Reuters

Për të mos kaluar të gjitha në një atmosferë të qetë u kujdesën opozita majtiste. Derisa Schäuble ishte në takime me qeverinë, lideri i opozitës Tsipras u prit nga presidenti i vendit Karolos Papoulias dhe kërkoi nga Gjermani dëmshpërblime nga Lufta e Dytë Botërore. Schäuble nuk u shqetësua shumë: "Unë nuk kam pritur që e tërë Greqia të ndalojë aktivirtetetet gjatë vizitës sime këtu", theksoi ministri.