1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lëvizje në çështjen e programit bërthamor iranian

24 Qershor 2007

Irani i gatshëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura me agjencinë bërthamore

Kryenegociatori iranian në çështjen e programit bërthamor Ali Larixhani.Fotografi: AP

Në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mbi programin bërthamor iranian Bashkimi Evropian dhe Irani duan t'i vazhdojnë bisedimet e tyre. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Javier Solana e cilësoi si 'mjaft konstruktiv' takimin e mbrëmshëm katërorësh të Lisbonës me kryenegociatorin e Teheranit Ali Larixhani.

'Siç e dini në takimin e mëparshëm në Madrid u morrëm vesh që Dr. Larixhani do të lidhet me agjencinë në Vjenë; bëjmë të ditur se kjo ka qenë tema e bisedimeve. Dr. el Baradei i agjencisë ndërkombëtare dhe Dr. Larixhani janë takuar një ditë më parë dhe janë marrë vesh që të punojnë për zgjidhjen e çështjeve që mbeten të hapura me agjencinë bërthamore. E përshëndes vendimin e marrë dhe shpresoj që bashkëpunimi i ripërtëritur midis Iranit dhe agjencisë do të kontribuojë gjithashtu për një klimë që lejon vazhdimin e kontakteve.'

Larixhani foli për një 'bisedim të mirë'. Më parë Larixhani ishte shprehur i gatshëm që me zyrën ndërkombëtare për energjinë bërthamore të hartonte brenda dy muajsh një plab për zgjidhjen e grindjes bërthamore.