1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Löw mbetet trajner i kombëtares gjermane

21 Korrik 2010

Nëntë ditë pas përfundimit të kampionatit botëror 50 vjeçari Joachim Löw zgjati kontratën me Federatën gjermane të Futbollit (DFB) deri në kampionatin evropian 2012.

Joachim Löw Pressekonferenz Frankfurt am Main
Trajneri i kombëtares Joachim LöwFotografi: AP

Trajneri i kombëtares gjermane në futboll Joachim Löw dhe manaxheri i ekipit kombëtar Oliver Bierhoff i zgjatën kontratat e tyre me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) deri në 2012-ën.

Këtë e bëri të ditur DFB-ja (Federata Gjermane e Futbollit) në Frankfurt mbi Main. Sipas saj të dy do të kujdesen për skuadrën gjermane edhe gjatë Kampionatit Evropian në Poloni dhe Ukrainë në 2012-ën.

Edhe kontratat e bashkëtrajnerit Hans-Dieter Flick dhe trajnerit të portierëve Andreas Köpke u zgjatën deri më 31 korrik 2012.

Joachim Löw, presidenti i DFB-së Dr. Theo Zwanziger dhe manaxheri Oliver BierhoffFotografi: picture alliance/dpa

50-vjeçari Löw është pajtuar për zgjatjen e kontratës me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2012, njoftojnë gazetat "Bild" dhe "Süddeutsche Zeitung".

Löw u shpreh: "Kanë kaluar shtatë ditë nga përfundimi i Kampionatit Botëror dhe gjatë fundjavës arritëm një vendim shumë të shpejtë. Unë personalisht me shtabin tim dhe natyrisht me Oliver Bierhoff-in gëzohemi shumë për këtë bashkëpunim të mëtejshëm me DFB-në dhe natyrisht edhe me ekipin."

Autor:dpa/Esat Ahmeti
Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW