Löw thotë se duhet patur kujdes në ndeshjen me Serbinë
18 Qershor 2010"Po, funksionon", tha Joachim Löw gjatë trajnimit të ekipit gjerman për lojën e dytë të ndeshjeve në grup kundër Serbisë, sot në Port Elisabeth. Bastian Schweinsteiger ishte ftohur dhe dy ditë nuk morri pjesë në trajnim, por 25 vjeçari është sot sërish pjesë e ushtrimeve. Ekipi gjerman nuk është duke zhvilluar orët e fundit ushtrime në Stadiumin Nelson Mandela Bay, sepse bari atje duhet të lihet i paprekur për ndeshjet e kampionatit mbas reshjeve disaditore.
Kështu trupa e Löw-it trajnohet në afërsi të kuartierit të Kampionatit, para portave të Pretorias. "Kjo nuk është keq për ne"; thotë menaxheri i ekipit, Oliver Bierhoff. Në fund të fundit edhe serbët nuk zhvillojnë trajnimin në vendin ku do të zhvillohet ndeshja.
Rini, freski, dinamikë
Respekt po, frikë jo është motoja e ekipit gjerman. Ekipi i ri ka fituar besimin në vetvete pas suksesit 4:0 me ekipin e Australisë. "Ne jemi të rinj, jemi të freskët, jemi dinamikë," thotë Lukas Podolski. 25 vjeçari luan ndeshjen e tij të 75 me kombëtaren. Në ndeshjet ndërkombëtare "Poldi" ka shënuar 39 gola. Në këtë mënyrë ai ndodhet i nënti në listën e golashënuesve gjermanë. Deri sa të arrijë kampionin e golave, Gerd Myllerin, Podolskit i duhen edhe 29 gola.
Përbërja e mundshme e ekipit gjerman:
Manuel Neuer – Philipp Lahm, Per Mertesacker, Arne Friedrich, Holger Badstuber, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger - Thomas Müller, Mesut Özil, Lukas Podolski – Miroslav Klose (Cacau).
Autor: Stefan Nestler/ Aida Cama