1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lady Antebellum merr pesë çmime

14 Shkurt 2011

Lady Antebellum ka marrë për këngën me titull "Need You Now" pesë çmime galën e organizuar në Los Angeles.

Arcade Fire
Arcade Fire Quebec, CanadaFotografi: Eric Kayne

Grupi i muzikës kantri, Lady Antebellum ka marrë për këngën me titull "Need You Now" pesë çmime për këngën më të mirë, dhe solon më të mirë. Trio muzikore nga Tenesse mori gjithsej pesë nga çmimet e preferuara nga galën e organizuar në Los Angeles.

Bruno MarsFotografi: picture-alliance/Landov

Albumi më i mirë i vitit u zgjodh "The Suburbs" e grupit kanadez Arcade Fire. Artistja më e mirë u zgjodh Esperanza Spalding, që luan muzikë jazz. Tre çmime i morën nga një Lady Gaga, repisti Jay-Z dhe këngëtari i muzikës soul, John Legend.

Këngëtari më i mirë i muzikës pop u zgjodh Bruno Mars, grupi më i mirë pop ai Train. Një grammy klasik e mori Orkestra Simfonike gjermane dhe Kori i Radios gjermane Berlin për regjistrimin e përbashkët të operës "L'Amour De Loin" të kompozitores finlandeze, Kaija Saariaho.

Esperanza SpaldingFotografi: AP

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW