1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Land i vogël me histori turbulente - Landi i Zarës

Judith Hartl27 Korrik 2008

Landi i Zarës është një land vërtet i vogël federativ i Gjermanisë. Në të jetojnë 1 milionë banorë. Ai ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë.

Tetor 1955 diskutojnë për protë dhe kundrat midis Parisit und Bonit për statusin e Landit të Zarës
Tetor 1955 diskutojnë për protë dhe kundrat midis Parisit und Bonit për statusin e Landit të ZarësFotografi: dpa - Bildfunk

Landi i Zarës ufizohet me Landin Rajnland Pfalc (Rheinland-Pfalz) si dhe dy shtetet Luksemburgun dhe Francën. Historia e Landit të Zarës karakterizohet nga afërsia e madhe me Francën.´

Klaus Meiser, ministri i brendshëm i Landit të Zarës para çarjeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës në minieraFotografi: AP

Land i ri me histori tronditëse

Landi i Zarës është një land i ri federal. Në vitin 1920, si rezultat i Paktit të Versajës ( Versailler) lindi për herë të parë diçka e tillë, si një lloj njësie politike, "Territori i Zarës", që varej nga Lidhja e Kombeve. Në vitin 1935 me anë të një referendumi banorët vendosën për Rajhun Gjerman (Deutsche Reich). Pas Luftës së Dytë Botërore deri në 1949 kjo zonëka qenë protektorat francez, dhe më pas rajon autonom - madje me kombëtaren e vet të futbollit dhe ekip të vetin olimpik. Për herë të parë në vitin 1957 Landi i Zarës u shfaq si land më vete dhe është i dhjeti në Gjermaninë Federale.

Unecso shpall më 1999 monument të kulturës botërore furrën e vjetër të shkrirjes së çelikut në Fëlklingen (Völklingen)Fotografi: dpa

Miniera dhe industri çeliku

Miniera qymyri, uzina metalurgjike, oxhaqe me tym, ajër i mbushur me hi. Deri në vitet shtatëdhjetë shtëpiaket në vendet industriale rreth Nojnkirshenit (Neunkirchen) ose Fëlklingenit (Völklingen ) nuk guxonin t`i ndernin teshat e lara në kopësht. Ato nxiheshin nga qymyri. Në Landin e Zarës punonin në atë kohë 50 mijë minatorë, sot vetëm 4 mijë. Nga gjithsej 12 miniera sot ka mbetur vetëm një, miniera e Ensdorfit. Por edhe këtu nuk nxorret më qymyr që prej tërmetit të shkurtit 2008 i cili u shkarkua nga nxjerrja e qymyrit.

Vend i rëndësishëm për kërkimin dhe informatikën

Landi i Zarës bëhet më i pastër. Oxhaqet nuk nxjerrin më tym të zi. Mininierat e Völklingen-it dhe Neunkirchen-it kthehen në monumente historike industrale dhe qendra ekspozitash si dhe aktivitetesh kulturore. Në fund të viteve 1980 Landi i Zarës filloi të marrë një drejtim të ri. Në këtë land u vendosën institute me emër si Max-Planck ose Fraunhofer. Sidomos ato që merren me sektorët e informatikës, Software dhe inteligjencës artificiale.

Informacione

Popullsia : 1,04 milionë

Sipërfaqja : 2.568 qkm

Kryeqyteti : Saarbrücken

Data e themelimit : 1.1.1957

Degë të rëndësishme ekonomike: automobilat ( industri dhe furnizimi), qeramika, informatika

Faqja zyrtare e internetit: www.saarland.de