1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Largimi i trurit sot

Klaudia Prevezanos19 Maj 2005

Përse shumë studjues gjermanë ndjekin shembullin e Einsteinit dhe largohen nga Gjermania


Albert Einstein është ndoshta studjuesi më i njohur gjerman, i cili ka emigruar në SHBA. Einsteini i nderuar me çmimin Nobel si edhe të tjerë shkencëtarë të besimit ebrej kërkoi mbrojtje nga nacionalsocialistët. Ai u largua në vitin 1933. I ashtuquajturi "Brain Drain" largimin e kokave të mënçura nga Gjermania në rradhë të parë për në SHBA, ekziston që prej kohësh, thotë Hariolf Grupp, drejtori i institutit Frauenhofer ISI në Karlsruhe:
"Që studjuesit largohen për pak kohë kjo ka qenë gjithmonë kështu. Ndoshta në kohën e pasluftës në mënyrë më intensive. Në domenet tipike amerikane si fizika nukleare ishte e pamundur të bëhej profesor i shkollës së lartë, pa qëndruar për shumë kohë më parë në SHBA."
Nuk është frika nga përndjekja si në vitet 1930 dhe 1940 që çon sot shkencetarët gjermanë në SHBA. Por ketu ata gjejnë deri sot në shumë dege stadin më të lartë të kerkimeve shkencore. Grupp, i cili është edhe profesor për sistemdinamikën dhe inovacionin në universitetin e Karlsruhes mendon kështu për këtë çështje:
"Nqs në një dege të caktuar elita e studjuesve sipas vleresimit të përgjithshëm ndodhet në SHBA, është e logjikshme që duhet të kesh qenë atje, për t´iu bashkangjitur studjuece të klasit të parë."
Nderkohe përbën problem, që shkencetaret pas qëndrimeve të tyre në SHBA nuk kthehen më në Gjermani. Kjo sipas mendimit të ekspertëve nuk qëndron patjetër në mungesen e dëshirës të shkencëtareve. Por akademikët që kthehen i presin në pejsazhin gjerman të shkollave të larta kushte më të këqija pune dhe studimi. Për shkak të mungesës së kushteve shumë preferojnë të qëndrojnë në SHBA. Këtu ka mundësi shumë më të medha për të bërë menjëherë karriere dhe për të patur perspektiva të qarta, thotë Grupp:
"Në SHBA në shkollat e larta dhe në institutet e ngjashme bëhesh më shpejt pas promocionit profesor asistent, je anëtar i katedres, por mund të kryesh edhe studime në përgjegjësinë tende. Pastaj ngrihesh në nivelin e profesorit të asociuar dhe në shkallën e profesurës së plotë. Ndërsa në Gjermani pas promocionit vjen një fazë shumë e gjatë për habilitacionin dhe kjo në një marrëdhënie varësie me një profesor i drejtuar prej tij."
ndihmë duhet të përbëjë profesura e tipit të ri, e cila u fut nga qe veria gjermane në shkurt të vitit 2002 me ligjin kornizë për reformimin e shkollave të larta. Meqenëse arsimi është cështje e landeve, tre lande gjermane ngritën padi kunder ligjit federal me sukses. Rregulli u ndryshua dhe është në fuqi prej fillimit të 2005 ne formë të ndryshuar.
Tani studjuesit që kanë promovuar ose mund të marrin doktoraturën dhe profesurën pranë një profesori, ose mund të japin mësim edhe pa profesurë dhe të bëjnë të pavarur kerkime si profesorë të rinj. Sidoqoftë konflikti i gjatë ligjor i ka larguar hë për hë disa të interesuar. Se si shumë shkencetarë do të shfrytëzojnë rrugën më të shkurter vitet e ardhshme mbetet të shihet. Edhe tjetra në se do të kthehen studjuesit gjermanë nga SHBA dhe vende të tjera. Në fillim të prillit ministria federale e arsimit njoftoi se nga shkurti 2002 deri në fund 2004 janë aprovuar 850 profesura të reja dhe 786 prej tyre kanë filluar punën.
Rreth 40 prej tyre iu dhanë studjuesve gjermanë të kthyer nga jashtë.

E cfarë do të kishte bërë sot Einsteini? Hariolf Grupp nuk di cfarë të thotë për këtë:
"Dikush, që ka ngelur në provimin e matematikës në matur, pastaj arrin shpikje kaq të mëdha, është sigurisht aq i pazakontë, saqë besoj, se nuk përbën model për ne të gjithë. Por sigurisht pas luftës nuk kanë munguar përpjekjet, për ta terhequr përseri në Gjermani. Dhe ai e ka refuzuar vazhdimisht këtë. Por ai nuk ka shkuar as në Izrael, i cili është përpjekur që ta tërheqë. Por kjo është natyrisht vetem një periudhe jete dhe pune prej 10 vjetesh nga 1945 56."