Larixhani udhëton bashkë më Xhalilin për bisedimet e radhës në Romë
21 Tetor 2007Bisedimet e palës iraniane me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana (Javoer Solana) për programin bërthamor javën e ardhshme do të zhviollohen bashkarisht nga kryenegociatori i vjetër dhe ai i ri iranian. Një zëdhënës i qeverisë në Teheran tha se Ali Larixhani (Ali Larijani) do të udhëtoj bashkë me kryenegociatorin e ri Saed Xhalili ( Saed Dschalili) për në Romë. Kryetari i Iranit Mahmud Ahmadinexhat (Mahmud Ahmadinedschad) e ka pranuar dorëheqjen e papritur të kryendërmjetësuesit në negociatat për programin bërthamor Ali Larixhani (Ali Larijani). Larixhani ka arsye personale për dorëheqjen e tij, u tha më tej në kryeqytetin iranian. Megjithatë sipas vëzhguesëve mes kryetarit Ahmadinexhat dhe kryenegociatorit Larixhani ka patur divergjenca rreth mënyrës së veprimeve të mëtutjeshme sa i përket programit bërthamor iranian.