1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lavrov: Rusia do të mbetet kryesuese në investimet në Mal të Zi

20 Prill 2011

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në kuadër të turit ballkanik vizitoi Podgoricën, ku u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë. Në takim u vlerësuan lart marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergej LavrovFotografi: AP

Vizita e shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, është një ngjarje e madhe për secilin shtet e posaçërisht për Malin e Zi, kur këtë vit shenojmë 300 vjetorin e vendosjes së marrrëdhënieve të para politike midis Malit të Zi dhe Rusisë. Kështu deklaroi shefi i diplomacisë malazeze, Millan Rocen, në konferencen e përbashkët për shtyp pas takimit me zyrtarin e lartë rus, Sergej Lavrov.

Lavrov vlerëson rolin e Malit të Zi në rajon

Nga ana e tij shefi i diplomacisë ruse Lavrov vlerësoi lart partneritetin e Malit të Zi për bashkëpunim si në planin ndërkombëtar, në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe në Këshillin e Evropës. Ai po ashtu tha se Mali i Z ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në vendosjen dhe forcimin e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit . Krahas çështjeve politike në takimin me zyrtarin e lartë rus u diskutua edhe për bashkepunimin ekonomik si në fushen e turizmit dhe të investimeve. Sipas z. Lavrov Rusia edhe më tej do të ruajë pozicionin lider me numrin e investimeve në Mal të Zi . Ai por edhe homologu i tij malazez Roqen hodhen poshtë pohimet se investitorët rusë në Mal të Zi ndihmohen nga shteti. Jo rrallë herë shtypi i pavarur malazez i ka akuzuar disa nga këto investitorë rusë për larje parash në Mal të Zi .

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan RocenFotografi: AP

Shefi i diplomacise ruse Lavrov pati takime të veçanta edhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Zyra e Presidentit njoftoi se Lavrov ka thenë se Rusia do të perkrahë Malin e Zi drejt integrimeve evropiane. Ndërkaq përsa i perket integrimit të Malit të Zi në Nato ai ka shprehur qëndrimin e Rusisë për këtë çështje, duke nënvizuar se kjo gjë nuk mund të prishë raportet e mira tradicionale midis dy vendeve .

Nënshkrimi i një sëre marrëveshjeve bilaterale do ta forcojë bashkëpunimin

Në takimin Lavrov me kryeminsitrin Igor Llukshiq është konstatuar se nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve bilaterale do të krijojë kushte për realizimin e një sërë projekteve të përbashkëta, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në investime. Në fund të takimit me zyrtarët malazezë Lavrov i ka bërë thirrje Malit të Zi që të perkrahë projektin e formimit të qendrës rajonale për veprim në situata të jashtëzakonshme, qendër e cila do të ndërtohej në Nish të Serbisë.

Sergei Lavrov dhe Boris Tadic në Beograd, 19. prill 2011Fotografi: dapd

Krahas kësaj merret vesh se në Beograd është diskutuar edhe për situatën në rajon dhe në Kosove. Ministri i Jashtëm rus pas takimit me homologurn serb Vuk Jeremiq ka thënë se Rusia mbeshtet iniciativën e Serbisë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ta autorizojë një hetim lidhur me akuzat, që përmenden në raportin e Dik Martit, akuza të cilat autoritetet e Kosoves kategorikisht i kanë hedhur poshtë.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Angjelina Verbica