1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkrimtarë migrantë

Silke Bartklick/Aida Cama17 Mars 2013

Transformimet janë pjesë e jetës sonë. Po ashtu, që njeriu ndryshon vendin ku jeton. Kur këtë e bëjnë autorë librash, atëherë ajo që pason është shumë e bukur.

Letërsi gjermane me akcentFotografi: picture-alliance/dpa

Një shkrimtar emigrant? Jo, nuk jam i tillë, thotë Thomas Martini. Dhe ky term nuk i pëlqen fare. Me të njeriu prezantohet me një ngjyrim të caktuar. Në fund të fundit ai ka kohë që ka ardhur këtu. Martini jeton në Gjermani që prej vitit 1990, shumë vite ka jetuar në Berlin. Atje, në një shesh lojërash "Jeunesse dorée", siç e quan ai, zhvillohen edhe ngjarjet e romanit të tij të sapopublikuar, "Kllouni pa fjalë". Një portret i errët, me gjuhë të fuqishme për brezin e tij, të 30-vjeçarëve, që duhet ta tregojnë veten të qeshur për të tjerët, por që në brendësi ndihen bosh dhe të pafuqishëm, pajisur me një vetëdije të veçantë për krizat, por të paaftë për t`i bënë dijet në veprim praktik.

Brezit të tij i mungon utopia, thotë Thomas Martini. Pikërisht, për këtë bëhet fjalë në këtë libër. Mbase, thotë ai duke u menduar, për shkak të biografisë ai ka një vështrim të caktuar në këtë tematikë, mbase ka edhe më shumë distancë. Thomas Martini, ka jetuar në Transilvani të Rumanisë ku ka njohur jo vetëm diktaturën por edhe varfërinë. Aromën e mirëqënies e mësoi pas ardhjes së familjes në Gjermaninë jugore.

Pyotr Magnus NedovFotografi: DW/S.Bartlick

Në shtëpi me disa gjuhë

Sa autorë dhe autore ka në Gjermani, që kanë një gjuhë tjetër gjuhë nëne përveç gjuhës gjermane? Shifra nuk ka. Klaus Hübner guxon të bëjë një vlerësim, duke thënë se ka 2 deri 3 mijë. Klaus Hübner e njeh mirë këtë skenë, sepse ai kujdeset për Çmimn Adelbert-von-Chamisso, çmim me të cilin Fondacioni Robert Bosch Stiftung vlerëson që prej viti 1985 veprat e autorëve që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës. Kriteri më i rëndësishëm është kualiteti i veprës, thotë Hübner, dhe që vepra të pasurojë letërsinë aktuale në gjuhën gjermane.

Mes titullmbajtësve bëjnë pjesë autorë si Zsuzsa Bánk, Aras Ören, Ilja Trojanow ose Feridun Zaimoglu. Dhe, krejt aktual ëhstë dhënia e çmimit për Marjana Gaponenkon, e cila ka lindur në vitin 1981 në Ukrainë. Në romanin e saj "Kush është Marta?", ajo tregon se si një ornitologe 96-vjeçare, feston ditët e fundit që i kanë mbetur në jetë, si një festë. Dhe njëkohësisht autorja e re kujton të gjitha shancet e humbura të shekullit të 20-të. Klaus Hübnerit i pëlqen shumë ky roman, me të mund të mësohet se si mund të shkruhet letërsi e mirë në gjuhën gjemane.

Lind diçka e re

Gjermania është prej kohësh një vend migracioni, njerëzit vijnë për arsye të ndryshme. Por gjithnjë e më shumë ata sjellin me vete kulturën dhe gjuhën e nënës. Nëse kjo gjuhë, bashkohet me një gjuhë tjetër, në këtë rast me gjermanishten, si tek Marjana Gaponenko, atëherë lind diçka e re e mrekullueshme. Letërsi në të cilën gjuha e parë e nënës tingëllon si krejt e natyrshme, me metaforat e veta dhe strukturat gjuhësore, me fjalët e reja të krijuara, me frazat e përshtatura dhe më fjalët e urta, gjëra që nuk ekzistojnë në gjermanisht. Një tekst i tillë, thotë Klaus Hübner, është për lexuesit me prejardhje gjermane shumë ndriçues. Sepse një gjuhë të tillë ata nuk e kanë dëgjuar.

Kush është Marta?Fotografi: DW/S. Bartlick

Gjatë viteve të kaluara letërsia e autorëve dhe autoreve migrantë ka qenë e shumëllojshme, edhe nëse në to shumë herë bëhet fjalë për historitë klasikë të largimit. Por, thotë Klaus Hübner, këta autorë shkruajnë letërsi gjermane, në të cilën trajtohen tema evropiane apo globale. Dhe bota e vetë që shkrihet në të, e bën historinë të veçantë. Si përshembull romani "Jetë sheqeri", i Pyotr Magnus Nedov-it, i lindur në Bashkimin Sovjetik, i rritur në Moldavi, Rumani, dhe Austri dhe që ka studiuar në Paris, Moskë, Montreal, Vjenë dhe Këln. Me 31 vjeç ai është lektor, regjisor dhe studiues filmi.

"Kllouni pa fjalë"Fotografi: Frankfurter Verlags-Anstalt