1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liberalët gjermanë - me shanse

12 Korrik 2017

Kryetari i partisë është fytyra karakterizuese e Demokratëve të Lirë. Në fazën e nxehtë të fushatës elektorale do të jetë natyra e tij që do të vendosë. Shanset janë të mira.

Deutschland | FDP stellt Kampagne zur Bundestagswahl vor
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Christian Lindner është që prej vitit 2013 Kryetar i Demokratëve të Lirë, FDP. Kryetar i një "opozite jashtëparlamentare", siç thotë jo pa shkelur syrin të hënën në Berlin. Duke e ditur mirë se në 24 shtator, kjo fazë më e hidhur e historisë së FDP ndoshta do të ketë marrë fund.

Rreth 10 përqind të votave i jepen partisë së tij në barometrin aktual të zgjedhësve në Gjermani aktualisht. Është krejt e mundur që liberalët të kthehen pas zgjedhjeve parlamentare madje edhe në tryezën e qeverisë. Me një njeri në krye, i cili është pika qendrore e një fushate elektorale, fushatë të cilën sekretari ekzekutiv i partisë, Marco Buschmann  e karakterizon si "shkelje të rregullave". Jo vetëm për shkak të shefit të tij elegant, i cili duket edhe në realitet si në fotografitë bardh e zi pas tij: me këmishë të hapur, kostum të errët, mjekër treditore.

1:0 për aktorin kryesor

Lindner, kudo që t'i hedhësh sytë. Muri tepër modern multimedial në një kat përdhes ndërtese pranë Portës së Brandenburgut përshtatet në mënyrë perfekte, për ta vënë në qendër të vëmendjes kandidatin kryesor të FDP. Gazetarët e shumtë rrinë të ulur në gjysmë-errësirë në kuba kuadratikë me lëkurë artificiale, prozhektorët e ekipit të kamerave ndriçojnë dhomën. Në qendër herë pas here: Lindner. 38 vjeçari elegant i përgjigjet pyetjes për One-Man-Show të tij me një kundërpyetje:  "Si veprojnë CDU dhe SPD?". 1:0 për kryeliberalin.

Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Natyrisht edhe të tjerët mbështeten te figurat e tyre kryesore. Angela Merkel është "cover-girl" konservatore, Martin Schulz është "cover-boy" socialdemokrat. Dhe FDP-ja liberale pozicionohet me një person ambicioz rinor, i cili e sheh veten dhe partinë e tij në krahët e "optimizmit për të lënë gjurmë".

Guxim për ndryshim

Për "guxim për ndryshim" bëhet shumë fjalë. Përshtypja që synon të lërë te njerëzit FDP nuk duhet të jetë "e  pasjellshme", por as e "kënaqur me veten". Motoja e fushatës është "të mendosh si për herë të parë". Ajo do të jetë më shumë se një truk grafik. Sekretari ekzekutiv i partisë, Buschmann e quan një "përpjekje ripolitizimi". Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e partisë, Beer dëshiron që "përmes politikës të nisë bisedën" me njerëzit.

Mediat sociale

Natyrisht që fushata do të vazhdojë me vrull të plotë edhe në mediet sociale. Me top-modelin Lindner në krye. "Digjitalizimi i ndryshon të gjitha. Kur do të ndryshojë politika?"- pyet  Lindner nga pllakatat dhe e sheh vështruesin me skepticizëm e sfidues. Ai që klikon faqen e FDP-së zor se i shpëton fushatës.

 

Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore