Libia dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
26 Korrik 2007Reklamë
Një ditë pas përfundimit të krizës rreth lirimit të pesë infermiereve bullgare, Libia dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin për qëllime paqësore të energjisë atomike. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit francez, Nikolas Sarkozi në Tripoli. Ajo parashikon ndërtimin e centralit atomik për pastrimin e kripës së ujit të detit në Libi. Franca dhe Libia do të bashkëpunojnë edhe në fushën e armatimit, hulumtimeve shkencore dhe arsimit.
