1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libraria "Shakespeare and Company" në Paris - Strehë për shkrimtarët e rinj

Christian Otterbach 17 Gusht 2008

Libraria amerikane "Shakespeare and Company" ka strehuar shumë autorë të njohur të Beat-Generation, ndër ta edhe Allen Hinsberg e William Burroughs. Librari u ha në vitin 1951 dhe sot është një atraksion i qytetit.

Pamje nga Parisi, "Harku i Triumfit"Fotografi: picture-alliance / Helga Lade Fotoagentur

Dhoma të vogla të mbushura me libra të vjetër dhe të rinj. Harry Potter pranë James Joyce, libra poezishë pranë gidave turistike. Të gjitha këto të vendosura në rafte me vetëm pak metra katrorë. Mes rafteve ndodhet edhe një piano që në gjuhën angleze të fton të luash: “Play me”. Shakespeare and Company – është një librari amerikane në mes të Parisit, nën hijen e dy kambanoreve të katedrales Notre Dame.

“Shumë klientë vijnë në librari dhe thonë, që pikërisht këtë e kishin pritur ta gjenin në Paris dhe deri më sot nuk kishin mundur ta gjenin. Eshtë e vërtetë që në Paris nuk ka shumë vende të ngjashme.”, thotë Sylvia Whitman, që është e shefe e Shakespeare and Company. 27 vjeçarja e pakët dhe bjonde e ka trashëguar librarinë nga babai i saj George ëhitman. George është ndërkohë 95 vjeç dhe e ka bërë librarinë atë që është sot: Një institucion dhe një strehë për shkrimtarët e rinj. Ata lejohen të banojnë këtu falas dhe flenë në dyshekë të vjetër që i shtrojnë mes rafteve me libra. P.sh. John-i nga Tenesi. 20 vjeçari kokëkaçurrel është në udhëtim qysh prej shtatë muajsh dhe ka disa javë që është mik tek libraria Shakespeare and Company: “Unë punoj pak në librari. Jo për para, Sylvia dhe babai i saj nuk paguajnë. Por kjo është hera e parë që punoj dhe jam krenar të punoj diku. Eshtë më mirë se sa të bësh pica apo të paketosh kartona. Këtu është një punë e bukur.”



Mikëpritja ka traditë. Miqtë e librarisë pjesërisht janë bërë të njohur. Në radhë të parë poetët e Beat-Generation kanë fjetur në dyshekët e Georges. Ndër ta kanë qenë p.sh. Allen Ginsberg dhe William Burroughs. Sylvia tregon historinë e babait të saj George: “Ai në vitet tridhjetë ka udhëtuar shtatë vjet resht nepër Amerikën e Jugut, ku ka gjetur mjaft mikëpritje. Edhe ai donte ta bëntë këtë. Njerëzit që vinin këtu ai i pyeste, nëse mund të shkruanin një faqe nga historia e jetës së tyre. Në këtë mënyrë ne kemi sot në librari rreth 30 000 histori nga jetë njerëzish të ndryshëm.”



Libraria mahnit jo vetëm njerëzit që flenë këtu, ndërkohë janë miq tre të rinj, por edhe turistë të panumërt. Çdo ditë libraria vizitohet nga turstë, të cilët ndonjëherë kalojnë sa për të bërë një fotografi. Libraria Shakespeare and Company është e hapur nga ora 11:00 deri në 23:00, një kohë e vështirë për John-in: “Në fakt është një vend i tmerrshëm për të shkruar apo për të lexuar. Më mirë është të shkosh në bibliotekë ose në ndonjë park. Por të jetosh këtu, të vazhdosh traditën, që këtu lejohen të qëndrojnë shkrimtarët, kjo më frymëzon dhe më ndihmon për të shkruar. Por nëse do të isha gjithë ditën këtu, nuk do t´ia dilja të bëja asgjë tjetër."

Të hënave në mbrëmje këtu organizohen lexime letrare nga autorë të ndryshëm, ndërkohë për shkak të motit të mirë këto veprimtari organizohen jashtë. Vijnë shumë njerëz - komuniteti britaniko-amerikan në Paris është i madh, përveç tyre vijnë dhe shumë francezë e turistë.

Libraria në bregun e Senës mund të bëhej një minierë ari, nëse Sylvia dhe babai i saj do ta dëshironin këtë. Por ato nuk duan: “Ne përpiqemi të shesim mjaft libra, në mënyrë që të mund të vazhdojmë edhe organizimin e leximeve letrare, të strehojmë shkrimtarë dhe të organizojmë festivalin tonë. Ne nuk duam të përfitojmë para edhe prej produkteve të tjera. Jam e sigurtë që mund të kishim shitur edhe bluza, çanta apo artikuj të tjerë, madje mund të kishim bërë këtu edhe një kafe si Starbucks. Por kjo nuk na intereson.”



Koha ka lënë gjurmët e saj në librarinë Shakespeare und Company dhe kjo do të vazhdojë kështu për shumë kohë. Sylvia e ka marrë përsipër drejtimin e librarisë përpara katër vjetësh dhe nuk mendon as të bëjë ndryshime të mëdha dhe as ta lerë këtë punë: “Jo unë nuk mund ta përfytyroj që të largohem nga libraria. Unë fillimisht nuk desha, por tani është zgjedhja e duhur që jam këtu. Eshtë mjaft interesante dhe tani për tani nuk më tërheq asgjë tjetër.