1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Librat në Gjermani paraqesin me tone negative të huajt

Najima El Moussaoui19 Mars 2015

Librat shkollorë në Gjermani e trajtojnë kryesisht me tone negative çështjen e të huajve dhe migrimit. Në një studim të prezantuar këto ditë, thuhet se migrantët shpesh trajtohen edhe si "të prekur apo viktima".

librat
Librat dhe problemet e tyreFotografi: Imago/Jochen Tack

Paraqitja e shumëllojshmërisë si një gjë normale, është vetëm përjashtim, thotë drejtuesja e studimit "Migracioni dhe Integrimi", Inga Niehaus. "Migracioni trajtohet në librat e historisë dhe të çështjeve sociale, pjesërisht edhe në gjeografi, por kryesisht si një potencial konfliktesh dhe krizash", u tha në prezantimin e studimit.

Instituti Georg-Eckert së bashku me Qendrën për Arsim dhe Integrim në Unversitetin Hildesheim kanë analizuar 65 libra aktualë shkollore, për klasën e IX dhe X nga Bavaria, Berlini, Brandenburgu. Renania Veriore-Vestfalia dhe Saksonia. Pikërëndesë kanë qenë analiza e librave të historisë, gjeografisë dhe çështjeve sociale nga viti 2003 - 2014.

"Të huajt" dhe "gjermanët"

Fotografi: picture-alliance/Joker

Shumë gjëra në libra janë prezantuar nga perspektiva e shoqërisë dominante, shpegon Niehaus. Kështu në librat shkollore nga Bavaria shtrohet pyetja: "Çfarë përvojash keni me të huajt?" Në një libër tjetër shtrohet pyetja, nëse shoqëria multikulturore është një bekim apo mallkim. "Për nxënëset dhe nxënësit e sotëm, një shoqëri e këtillë është realitet", thekson Niehaus.

Ndërkohë që gjërat nuk saktësohen sa duhet. Për shembull, nocionet "i huaj", apo "migrantë" nuk ndahen por paraqiten si sinonime. Ndërsa "gjermanët" në libra kuptohen si njerëz të cilët nuk kanë ndonjë preardhje nga migrantët, thuhet në studim. Në anën tjetër, migrantët prezantohen shpesh si njerëz nga të cilët "kërkohet përshtatje në shoqërinë gjermane."

Një e treta e nxënësve kanë prejardhje migrantësh

Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Eisenhuth

Përfaqsuesja e qeverisë gjermane për integrime, Aydan Özoguz (SPD), thotë se një e treta e nxënësve në shkolla janë aktualisht me preardhje migrantësh. Ndërkohë që 80 % prej tyre janë gjermanë, pra kanë dokumenta të rregullta të Gjermanisë. Klishetë apo prezantimet diskriminuese nuk kanë çfarë të kërkojnë në librat shkollore. "Një rezultat premtues i studimit është prezantimi në librat për çështje sociale i Gjermanisë si një vend i migrantëve", shton Özoguz. Studimi është bërë me kërkesë të paraardhëses së saj Maria Böhmer (CDU).

Autorët e studimit u sugjerojnë botuesve, autorëve dhe mësuesve që të prezantojnë potencialet dhe shansat që ofron shumëllojshmëria dhe migracioni. Këto tema duhet të trajtohen më shpesh. Do të ishte mirë që në përpilimin e librave të marrin pjesë më shumë persona me prejardhje migrantësh.

Shumë botues kanë kërkuar më shumë durim. Drejtori i botuesit Ernst-Klett, Ilas Körner-Wellershaus, thotë se librat shkollore janë një pasqyrim i shoqërisë. Në këtë mënyrë, në libra mund të futen gjërat që pasqyrojnë ndryshimet në shoqëri. "Këto ndryshime janë në zhvillim e sipër", pohon Körner-Wellershaus.