1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligje më të mira për gratë në Evropë

Suzanne Krause / Paris10 Dhjetor 2008

„Nga Evropa më të mirën e mundshme për gratë", për këtë qëllim janë duke bërë reklamë prej dy vjetësh Gisèle Halimi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqatës„Choisir la cause des femmes".

Joan Miros "Femmes dans la rue", viti 1973
Joan Miros "Femmes dans la rue", viti 1973Fotografi: AP/Roland Weihrauch

Feministet franceze ëndërrojnë jo vetëm për të drejta të njëjta për të gjitha evropianet, por edhe për shumë të drejta. Që prej 2006-ës ato kanë filluar me një tur evropian feminizmi dhe kanë mbledhur të gjitha ligjet e vendeve evropiane, që i japin grave të drejtat më të mëdha. Në pesë fusha i kanë ndarë ato ligjet, në planifikimin e lindjeve, të drejtën e punës, luftën kundër dhunës deri tek politika e familjes dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Rezultatet janë shkruar në 365 faqe dhe u publikuan majin e kaluar. Hapi tjetër do të jetë që propozimet të hidhen për diskutim në nivel evropian.

Faqe interneti në mbrojtje të të drejtave të graveFotografi: http://www.change4equality.org/english/

Me ligje shembullore në mbrojtje të grave janë pajisur të gjitha vendet evropianoveriore, por kryesisht vendet skandinave. Këtë e tregon një krahasim në nivel evropian, që ka bërë Gisèle Halimi dhe bashkëpunëtoret e saj. Me ligje të veçanta shfaqet Spanja, e cila ka aprovuar një paketë masash të pakrahasueshme në gjithë Evropën, në mbrojtje të qytetareve nga dhuna e burrave. Këto ndodhen në listën e ligjeve që aktivistet franceze duan t`i fusin në Bashkimin Evropian. Lista përmban gjithsej 14 ligje nga nëntë vende.

Violaine Lucas, koordinatore e projektit „Pakti për evropianen me të drejtat më të mëdha", përmend shembuj: Në plan të parë për ne është e drejta e grave që të vendosin vetë për të bërë ose jo fëmijë. Shembull të mirë për këtë tregon ligji danez. Ai e bën shpjegimin e seksit lëndë të detyrueshme në shkolla për të gjithë fëmijët, pas moshës 10 vjeçare. Shembull të mirë paraqet edhe ligji hollandez, i cili siguron përdorim të lirë të mjeteve mbrojtëse. Dhe ligji suedez, i cili i jep 18 javë në dispozicion çdo gruaje për të vendosur që t`i japë fund shtatzanisë së padëshiruar. Këto tre ligje duhet t`i gëzojnë të gjitha evropianet.

Grua kurde në Birecik në demostratë për të drejtat e graveFotografi: AP

Në listën e tyre, është përfshirë edhe një ligj nga Lituania. Ai i ofron grave mbrojtjen më të mirë nga ngacmimet seksuale në vendin e punës. Ose ligjet belge që kërkojnë pjesëmarrjen e gruas në politik. Por kjo tufë ligjesh i shërben jo vetëm vendosjes së një linjeje për diskutimin e përgjithshëm në nivel evropian. Rasti i parë për këtë u dha para pak ditësh në një takim të madh të Gisèle Halimi në Paris, ku morrën pjesë pothuajse të gjitha vendet e BE-së.

Të gjithë pjesëmarrësit u treguan optimistë nga pakti për evropianen me të drejtat më të mëdha. E qartë u bë po ashtu se në gjithë Evropën ekziston nevoja e përcaktimit të koncepteve, si përshembull : çfarë është „dhuna kundër grave" ? Dhe në workshope u përpunuan kërkesa inovative, thotë gazetarja italiane, Lucciana Castellina. "Gjatë diskutimeve për temën e të drejtës së punës ne vendosëm që të fusim një instrument me anë të të cilit të mund të maten cilat efekte kanë kushtet e punës tek gratë. Diçka e ngjashme ekziston sot për mbrojtjen e ambientit."

Të reja polake duke lexuar gazetën - Polonia është mbrapa me të drejtat e graveFotografi: dpa

Të drejta të njëjta për të gjitha evropianet, ky projekt zgjon shpresa të mëdha, thotë Monika Gasiorowska. Avokatja polake arriti në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut një fitore spektakolare kundër qeverisë së saj. Procesi arriti në titujt kryesorë në gjithë Evropën. Klientja e Gasiorowskas kishte kërkuar një abort për arsye shëndetësore, sepse shtatzania i dëmtonte aftësinë për të parë. Asaj nuk ju lejua të abortonte dhe humbi shikimin. Ajo akuzoi Poloninë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe morri të drejtën. Avokatja, Monika Gasiorowska: "Pakti për evropianen me të drejta më të mëdha, do ta kishte ndihmuar shumë polaken. Shumë vjet me rradhë, aborti ka qenë legal në Poloni, por me kalimin e kohës filloi të bëhet gjithnjë e më e vështirë, të bëje një ndërprerje të shtatzanisë. Para pak kohësh një projektligj për mbarsjen artificiale shkaktoi diskutime të forta, sespe ai thoshte se vetëm gratë e martuara duhet të kenë të drejtën e mbarsjes in-vitro. E thënë shkurt, në të drejtat e grave Polonia ndodhet në të gjitha fushat në minus. Por nëse arrihet pakti i evropianes me të drejta më të mëdha, atëherë shoqëria jonë mund të tregojë se është në gjendje që të ofrojë më shumë të drejta për gratë dhe që ndryshimi i mentalitetit është i mundshëm. Kështu do të zvogëlohej edhe numri i rasteve që përfundojnë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut."

Disa sipërmarrëse të kooperativës së grave "Ekonomi grash", BerlinFotografi: AP

Në dy vjet punë bindëse, Halimi ka fituar të marrë përkrahjen e shumë prominenteve si Margot Wallström, zëvendëspresidenten e Komisionit të BE-së. Vërtet që Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë kaq lehtë tufën e ligjeve, sepse shumë ligje janë kompetencë e vendeve dhe jo e BE-së. Megjithatë ka mjete në gjithë Evropën për të futur më shumë të drejta për gratë. Për shembull nëse dy ose tre vende bien së bashku dakord për futjen e katalogut të masave, dhe vendet e tjera i pranojnë po ashtu. Një rrugë tjetër ëhstë një peticion evrpian. Duhen 1 milionë vota në mënyrë që një temë të futet në axhendën politike të BE-së. Wallström është e sigurt se nëse ekziston vullneti politik gjendet edhe rruga. Një rast i mirë për të forcuar vullnetin politik, ofrojnë sipas mendimit të saj zgjedhjet e reja të Parlamentit të BE-së qershorin e ardhshëm. "Është shumë e rëndësishme që të mobilizojmë gratë. Në mënyrë që ato të shkojnë të zgjedhin. Në mënyrë që të zgjidhen më shumë politikane femra, dhe që në parlamentin e BE-së të ketë më shumë femra. Dhe gratë mund të kujdesen që tema për më shumë të drejta grash të futet në programet e fushatave zgjedhore."

Socialistët belgë e kanë futur paktin për evropianen me të drejta më të mëdha në fushatën e tyre zgjedhore. Grupe të tjera evropiane që nga e majta deri në të djathtë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Për këtë rrahin daullet Gisèle Halimi dhe shoqata e saj.