1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260911 Muslimische Gebete Schulen

30 Nëntor 2011

A duhet t'i japë një shkollë publike një nxënësi mysliman mundësinë për lutjen e mesditës? Për këtë po negociohet dhe gjykata federale administrative mund të vendosë për këtë të mërkurën (30.11.2011.)

A duhet t'i japë një shkollë publike një nxënësi musliman mundësinë për lutjen e mesditës?
A duhet t'i japë një shkollë publike një nxënësi musliman mundësinë për lutjen e mesditës?Fotografi: picture-alliance/dpa

14 vjeç ishte Junus M, kur iu ndalua lutja në korridorin e gjimnazit të tij në Berlin nga drejtoria e shkollës. Rasti shkoi në të gjitha instancat, deri në gjykatën federale administrative në Lajpcig. Kjo është hera e parë që gjykatat gjermane vendosin për lutjet muslimane në shkolla. Edhe pse muslimanët jetojnë në Gjermani prej dekadash të tëra, shkojnë në shkollë, në punë dhe luten. Aiman Mazyek, kryetar i Këshillit Qendror të myslimanëve, një shoqatë e madhe ombrellë e organizatave muslimane thotë: "Unë mendoj se të dy palët e kanë ekzagjeruar pak rastin. Tani ne jemi në instancën më të lartë dhe kështu e gjitha edhe politizohet në një farë mënyre. Edhe në kuadrin e asaj që në të kaluarën për këtë çështje ekzistonte ende një lloj pragmatizmi dhe qetësie, e cila tani ka humbur për fat të keq."

Këtë mendim ka edhe Sabine Damir-Geilsdorf, studjuese e fesë islamen në universitetin e Bonit. Ajo beson se ka pasur një qëndrim më pragmatik ndaj kërkesës për lutje në Gjermani. Nuk ekzistojnë kohë të caktuara, por periudha kohore të caktuara për lutje, në mënyrë që për shembull lutja e drekës të mund të kryhet nga momenti i caktuar për fillimin e tij deri para fillimit të lutjes së pasdites thotë ajo: "Shumica e shkollave myslimane të ligjit dhe studiuesit e ligjit supozojmë se kjo është gjithashtu e mundur, që për shkak të arsyeve të detyrueshme, si udhëtimi ose sëmundja, por edhe nga kushtet e punës lutja mund të shkurtohet,  ose lutja e mesditës mund të kombinohet me lutjen e pasdites."

Këshilli qendror mysliman, Nurhan SoykanFotografi: DW

Në vendet e punës në Gjermani që nga vitet 1960 është natyralizuar një praktike, thotë Ralph Ghadban, studjues i fesë islame në shkollën e lartë protestante në Berlin.
Në varësi të vendit të punës mund të lutesh gjatë orarit të punës, për aq sa të mos dëmtohet procesi i punës. Në rastin e Berlinit nuk është fjala aq shumë për fenë, se sa për politikën, beson studjuesi i fesë islame Ghadban: „Sipas mendimit tim ky është një fenomen migracioni, do të thotë është një fenomen shumë i politizuar, që zhvillohet si përgjigje ndaj shoqërisë së shumicës dhe përpiqet që përmes fesë ta detyrojë të bjerë në gjunjë shumicën e shoqërisë.“

Në Gjermani ekziston parimi i neutralitetit. Kjo do të thotë se shteti nuk mund të bëjë të vetat asnjë deklaratë të natyrës fetare, apo ideologjike. Nga ana tjetër mund të rrezikohet liria fetare e atij, që përfaqëson botëkuptime të tjera, thotë Fabian Wittreck, profesor i së drejtës publike në universitetin e Mynsterit. Në këtë rast, thotë Wittreck, liria individuale e të riut kolidon me kërkesën e shtetit, që të ketë ndikim në shkollë në kuptimin e tolerancës fetare.

Në Gjermani për këtë arsye duhet të krijohet një ekuilibër midis neutralitetit të shtetit dhe lirisë së fesë. Por në këtë boshllëk kanë hyrë tani organizatat islamike, thotë studjuesi i fesë islame Ralph Ghadban: "Është fjala për shkollën, për shtetin, për detyrimin e shtetit për të qenë neutral. Dhe këtu organizatat islamike përpiqen, sepse ato i ndjekin të tilla gjëra – apo si në këtë rast është fjala për një konvertit, ata janë gjithmonë shumë ekstremë ... ato përpiqen ta  pushtojnë këtë territor, pra që të islamizojnë. "

Lutjet myslimaneFotografi: Fotolia/chameleonseye

Në vendet laike si Franca, apo Turqia, pyetje të tilla nuk shtrohen fare: feja dhe shteti janë të ndara. Në Egjipt, mund të falesh edhe në xhami të integruara, në shumicën e shkollave ka dhoma lutjeje, shpjegon Sabine Damir-Geilsdorf. Por Egjipti nuk është shtet laik si Gjermania, atje sharia është një burim i rëndësishëm i së drejtës, thekson studjuesja e fesë islame. "Dhe për mendimin tim në marrjen e vendimeve si në rastin e Berlinit duhet të bazohemi në radhë të parë në ligjin gjerman dhe në interpretimin e tij dhe jo në sistemin juridik të vendeve të tjera."

Pra, si zgjidhet konflikti mes neutralitetit të shtetit dhe lirisë fetare të individit? Element qendror i kësaj duhet të jetë barazia e prerë, thotë eksperti ligjor Fabian Wittreck: Ose të gjithë duhet të luten, ose asnjëri. Në rastin e fundit, shkolla duhet të shpjegojë se lutja publike pengon qetësinë në shkollë, për shembull në qoftë se janë të detyruar për të bërë një gjë të tillë. Studjuesja e fesë islame, Sabine Damir-Geilsdorf thotë:  

"Prandaj sigurisht në një shkollë që duhet të jetë neutrale nga pikëpamja fetare apo ideologjike, nxënësit nuk janë të detyruar për të marrë pjesë në lutje përmes ndonjë detyrimi, apo presioni social. Nga këndvështrimi im nuk bie në  kundërshtim me neutralitetin fetar dhe ideologjik të një shkolle, në qoftë studentëve u vihet në dispozicon një hapësirë ​​bosh, që mund të përdorin në orët jashtë shkollës, për t'u lutur."


Gjykata federale administrative në Lajpcig nuk është instanca e fundit: Nëse njëra nga palët pas vendimit  konsideron se i janë shkelur të drejtat e tij themelore, ai ende mund të shkojë në gjykatën federale kushtetuese në Karlsruhe. Atje ekzistojnë më shumë simpati për lirinë fetare se në gjykatën federale administrative në Leipzig, thotë avokati Fabian Wittreck.

Konferenca e të rinjve myslimanë, BerlinFotografi: picture alliance/dpa

Autor: Daphne Grathwohl/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama